Pezë/ Përurohet shkolla 9-vjeçare ‘Mervete Peza’, Veliaj: Infrastrukturë moderne si në çdo shkollë në Tiranë

Pezë/ Përurohet shkolla 9-vjeçare ‘Mervete Peza’, Veliaj: Infrastrukturë moderne si në çdo shkollë në Tiranë

Erion Veliaj gjatë përurimit të shkollës “Mervete Peza”

250 fëmijët e ciklit 9-vjeçar në Pezë Helmës e kanë nisur vitin shkollor me kushte më moderne, kjo sepse shkolla e tyre “Mervete Peza”, ka përfunduar rikonstruktimin pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në përurimin e shkollës ishin të pranishëm zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Kreu i Bashkisë bëri me dije se shkolla mban një emër simbolik, të një gruaje që ka luftuar në këtë zonë.

 “Gjithmonë kam dashur që me emrat e shkollave të reja të evokoj historinë tonë, të tregojmë se në këtë vend nuk kanë luftuar vetëm burrat, por edhe gratë, nuk kanë punuar vetëm burrat, por edhe gratë, nuk kanë dhënë mësim vetëm burrat, por sidomos gratë,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj tha se ndihet i lumtur që nga rrënojat e tërmetit sot ka lindur edhe më e fortë dhe më e madhe shkolla e re, e njëjtë në standarde me ato që janë ndërtuar kudo në Tiranë.

“U rrethuam me gërmadha për muaj të tërë, teksa morëm veten në atë rimëkëmbje të parë, por sot po rrethohemi me stoli, me bukuri, po rrethohemi me një infrastrukturë moderne. Sot, kjo është një ndër shkollat e bekuara në një zonë rurale të Tiranës, në këtë park të dhuruar nga Zoti e natyra me kaq shumë gjelbërim. Është e njëjta cilësi si në qendër të Tiranës,” deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë ka risjellë në vëmendje edhe faktin se si shkolla dhe nxënësit e saj u keqpërdorën nga politika për interesa të saj.

“Si mund të dalë një parti e të thotë ‘aty nuk do bëhet shkollë, por do bëhet pallat’? Një hapje paniku e jashtëzakonshme. Nuk e bënë vetëm këtu, por e bënë edhe në Tiranë, te ‘Sami Frashëri’. Si mund të bëhet politikë me çdo gjë?”, u shpreh Veliaj.

Në fjalën e tij, kryeministri Arben Ahmetaj tha se nga Programi i Rindërtimit, në të gjithë vendin po ngrihen 167 shkolla.

“Po ndërtojmë 167 shkolla dhe vetëm në këtë territor përfitojnë 25 mijë fëmijë, që do të mësojnë në shkolla të reja më të bukura, më të forta, më të mira. Rindërtimi po ecën me shpejtësi, jo thjesht tek shkollat dhe infrastruktura, por edhe në shtëpitë individuale e në pallate, ku do strehohen 12 mijë familje,” deklaroi Ahmetaj.

Ndërkohë ministrja Kushi u shpreh se kjo shkollë është një model që duhet marrë për të ndërtuar shkolla të tilla me të njëjtat standarde në të gjithë Shqipërinë.

“Ashtu siç ndjej kënaqësi, ndjej edhe përgjegjësi të madhe që si kjo shkollë ne duhet të ndërtojmë edhe shumë të tjera jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë pasi të gjithë nxënësit tanë meritojnë më të mirën. Sot kemi rreth 90% e mësuesve të vaksinuar pjesa më e madhe me dy doza. Nisur nga mbarëvajtja e vaksinimit, ne iu rikthyem mësimit normal, por kemi detyrim të zbatojmë me përpikëri të gjitha protokollet që ekspertët e shëndetësisë kanë miratuar, në mënyrë që të mos kthehemi tek mësimi me turne dhe oraret e reduktuara”, tha Kushi.

Shkolla "Mervete Peza"

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh