TIRANE- Sot në Kukel-Bushat do të zhvillohet ceremonia e përurimit të Shtëpisë Muze të poetit Ndre Mjeda. Në këtë ceremoni përurimi do të marrin pjesë ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, zëvendësministri Zef Çuni, përfaqësues të Komunës Bushat, autoritetet vendore e banorë të zonës.

 Shtëpia e Mjedës u kthye në qendër muzeore duke iu bërë rikonstruksioni i plotë shtëpisë së poetit të madh, si dhe me vendosjen e shtatores së tij. Shtëpia ku jetoi dhe punoi Ndre Mjeda është ndërtuar në vitin 1906, dhe paraqet një ndërtim dykatësh të stilit neoklasik.

Gjatë viteve 1962-1979 dhe 1982-1991  ka patur funksionin e një shtëpie muze kushtuar poetit dhe e pajisur me objekte të ndryshme të vetë klerikut. Kompleksi në fshatin Kukel përbehet nga dy objekte të lidhur me njëri-tjetrin, Kisha dhe Qela, objekte këto që janë projektuar dhe realizuar nga vetë Dom Ndre Mjeda”. Kompleksi në Kukël është shpallur “Monument Kulture” në shkurt të vitit 2012.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)