Përurohet vëllimi me tregime ‘Castigat’ i Ardian Vehbiut, shkrimtari: Në periudhën kur kishte tema të nxehta si arkitektura a teatri, shkrova shumë

Nën emrin ‘Castigat’, që pati zgjedhur për të trajtuar përmes humorit e ironisë, një sërë tematikash, të pashkëputura nga realiteti, Ardian Vehbiu sjell përmbledhjen më të fundit të tregimeve...

Castigat, origjina  e fjalës është nga një thënie latine, “Castigat ridendo mores”, pra të qortosh zakonet duke qeshur', shpjegon Vehbiu.

Me një ligjërim që rrjedh në lexim, e ku çdo tregim prodhon përmes narrativës skena gati filmike, autorin e gjejmë edhe si personazh.

“Proza e tij e shkurtër ka elementin letrar, mbi këtë prozë mund të bëhet një roman i tërë. Vehbiu fut në skaner disa dukuri që mund të quhen negative, por i fut në mënyrë të tillë që përfshin edhe veten”, shprehet poetja dhe botuesja Rita Petro.

Nga “Mikëpritja”, ku ‘Castigat’ stimulon imagjinatën e lexuesit, e i sjell të shpërbëra doket me humor pikant, tek tregime si “Dëshmi e një lufte të paralajmëruar” , ku duket se nuk kursehet askush, madje as vetë ‘Komandanti që pikturon qytetet tona me gjithfarë bojërash’, tregimet e Vehbiut janë gjithëpërfshirëse e trajtojnë edhe ngjarjet më të bujshme të viteve të fundit.

“Janë tregime të një natyre që nuk moralizojnë në përgjithësi, nuk ka qenë ky qëllimi im. Pati një periudhë që shkruajta shumë, ishin disa tema si arkitektura, teatri ishin shumë të nxehta po ishin një problematikë që më mundonte”- shprehet Vehbiu.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë