Petro dhe Safo Marko, dashuri në burg dhe ndërhyrja e Nexhmije Hoxhës! Exlusive, Esencë-Report Tv

“Një dashuri”, letrat që sollën në dritë forcën e zemrës dhe të mendjes mes Petro dhe Safo Markos. 1096 ditët e Petro Markos në burg dhe përse Nexhmie Hoxha donte të ndante Safon nga Petro Marko?! Si i shkruante Petro Marko nga burgu mesazhet për të shoqen në enët e ushqimit? Si mbahej dashuria gjallë mes Safos piktore dhe Petro Markos gazetar e shkrimtar kur diktatura sapo kishte nisur e që i bënte keq çdo gjë e bukur? Peripecitë e familjes së Petro Markos, këto dhe të tjera i tregon në studio Jerida Sakaj, gazetare. Sakaj i përmblodhi këto letra së bashku me Arianita Markon, e bija e Petros dhe e Safos. I botoi: Rita Petro.

Esencë, e premte e diel, ora 21:00 në Report Tv me Eljan Taninin.

Eljan Tanini: -Një Dashuri, letrat e Dashurisë së Petro dhe Safo Markos vijnë për publikun në një vëllim të vetëm për vitet 1945-1950. Çfarë janë këto letra burgu me dashuri?

Jerida Sakaj: -Petro Marko u arrestua dhe u burgos, ai Safon nuk e pa më. Ata të dy bashkë u njohën edhe pa u takuar fizikisht, si fillim. Babai i Safos në ato vite lexon në gazeta emrin e Petro Markos, i thotë të bijës lexoje se ky është një poet i ri, krejt ndryshe.

Në gjyqet e diktaturës së atyre viteve ata të dy shihen atje për herë te parë në Kinemanë 17 Nëntori, ai e pëlqeu.

Më pas në Gazetën Bashkimi Safo Marko shkon atje me një rekomandim pune, aty ata takohen sepse kryeredaktor ishte Petro Marko, ky i fundit takon vajzën që e ka pëlqyer gjithmonë.

Petro Marko e pyet Safon direkt:

-A je e dashuruar? Jo!

A je martuar? Jo!

Ateherë ti do të bëhesh gruaja ime! Nuk ka më burra të tillë!

Edhe vetë Safo Marko e thotë në rrëfimet e saj që vetë nëna e Safos ka pasur një rol me rëndesi në këtë lidhje! 

Kjo dashuri e Petros dhe e Safos kishte shumë sfida, ai ka kaluar tortura të rënda, ndërkohë Petro kishte bërë burg edhe herë tjetër.

Eljan Tanini: -Ku i shkruante Petro mesazhet e dashurisë për Safon?

Jerida Sakaj: -Petro Marko ia shkruante Safos mesazhet e dashurisë në enët e ushqimit që ajo sillte për të, megjithëse ata nuk takoheshin, nuk shiheshin. Safo e kupton këtë në çastin kur lante enët, komunikimi ishte i shkurtër, çuditërisht shkrimi i tyre ishte i njëjtë dhe i vogël.

Petro Marko mbante gjithmonë me vete blloqe dhe laps, shkruante kudo. 

Petro Marko shpesh herë edhe vizatonte kur shkruante mendimin e radhës në blloqe. Dedikimet dhe mesazhet në enët e ushqimit shkruheshin vazdhimisht.

Safolinës së Petro Markos të gjithë i thonin se duhet ta lësh Petron, njerëzit ndikonin për keq, ata ishin dy të dashuruar që ishin xhelozë për njëri tjetrin; është diçka e zakontë kur dy vetë duhen!

Familja e Safos, babai dhe mamaja kanë  studiuar dhe jetuar në Turqi, babai i saj ka qenë kryetar bashkie në disa vende të Shqipërisë, origjina e tyre është nga Leskoviku.

Eljan Tanini: -Kush e mbante familjen e Petros kur ai ishte në burg?

Jerida Sakaj: -Familja e Petros bëhet familja e Safos, sepse ai nuk kishte askënd këtu.

Vetë nëna e Safos thoshte që duhet të punojmë edhe për Petron. Ndërkohë Lilo, motra e Petros mbante familjen në Himarë, ata ishin shumë fëmijë, 6. Babai u burgos në Ustica në Itali, nëna kish ndërruar jetë, Lilo ishte diku te 14 vjeçe. Ajo u bë shtylla e shtëpisë.

Kur dikush që kish ardhur nga Amerika donte të martohej me Lilon, ajo nuk pranoi se donte të rriste motrat dhe vëllezërit! Madje fëmijët natën kur flinin me motrën, e kapnin atë nga gërsheti sepse kishin frikë se mos ajo ikte natën, nuk donin ta linin të largohej.

Kur Petro Marko ishte në burg, sepse nuk ishte hera e parë që ai binte në burg, kishte një çast kur ajo vetë thoshte që më mirë Petro të vdiste se të rrinte në burg, nuk e përballonte dot! Ishte koha kur Dhërmiu nuk ishte aq pranë, pra rruga, nuk ishte aq pranë sa është sot. Ajo nuk kujdesej dot për vëllain e saj këtu! Prandaj e gjithë mbështetja erdhi nga familja e Safos, për Petro Markon.

Mamaja e Safos e vlerësonte, e donte Petron. Petro i puthte dorën, i thoshte Zonjë.

Eljan Tanini: -Si është  kjo ndërhyrja e Nexhmije Hoxhës te Safo, a ndërhyri për keq?

Jerida Sakaj: -Safo njihej me Nexhmie Hoxhën, kanë studiuar thuajse në të njëjtën kohë, kjo e fundit e ka thirrur Safon dhe i ka thënë ta ndërpriste atë dashuri sepse Petro nuk ishtë për të.

Eljan Tanini: -Si e kishte Petro ekonominë?

Jerida Sakaj: -Petro Marko shpesh herë nuk kishte të paguante në kafe, edhe kur doli nga burgu mbeti i tillë për sytë e disave.

Safo punonte më shumë dhe e mbante shtëpinë, punonte pa u lodhur. Safo dhe Petro Marko ishin njerëzit më të besuar të njëri tjetrit.

Eljan Tanini: -Si është rasti kur dikush ndërhyri në dashurinë e tyre? Si hyri?

Jerida Sakaj: -Dikush pati ndërhyrë në dashurinë e të dyve. Safo vetë nuk donte të shquhej për bukurinë e saj. Kur një gazetare  i telefonon Safos një ditë në lidhje me bukurinë e saj, ajo refuzon të japë intervistën sepse Safoja donte të mbahej mend për punën e saj, jo për bukurinë.

Në ato vite ishte dikush që e pëlqente Safon megjithëse ajo donte Petron, ai ndërhyri mes tyre në ato fillimet. Petro Marko e takoi kandidatin tjetër dhe i tha që ne duhet ti lëmë kohë Safos të zgjedhe, ti lëmë kohë 2 javë. Në këto dy javë Petro i çonte Safos vetëm lule dhe çokollata. Ai tjetri u dorëzua!

Ka edhe gjëra të tjera që do të dalin për herë të parë si letërkëmbimet, fëmijëria e Petro Markos dhe letërkëmbimet që kanë familjarët mes tyre etj… Nuk ka asnjë sekret, do të të dalin të gjitha letrat.

Në vitin 1975 Jamarbër Marko u arrestua, shumë gjëra kanë humbur, janë djegur dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Shumë gjëra edhe janë falur, sepse dikush donte edhe ndonjë pikturë  e diçka tjetër.

Eljan Tanini: -Safo nuk e ka takuar kurrë Petron në burg, a e ka pikturuar ajo atë sikur ta ketë parë vetë në qeli?

Jerida Sakaj: -Petro Marko është pikturuar në burg nga Safo Marko, ajo nuk e ka parë kurrë në burg, por e ka imagjinuar Petron në burg! Skica tregon ecejaket që ai bënte në qeli, të tilla i bënte edhe në shtëpi në korridor.

Eljan Tanini: -Si shfaqen dhe si lindin problemet e kohës së tyre përballë sistemit në familje?

Jerida Sakaj: -1975, kur djali i Petros dhe Safos është arrestuar, Jamarbër Marko, Arianita, është detyruar të djegë pikturat e saj në bodrum, por nga ana tjetër nuk duhet të bënte tym. Pikturat e saj ishin me shumë ngjyrë.

Arianita Marko ka patur në shtëpi një pikturë të ‘’The Beatles’’, pra grupi i pikturuar prej saj. Kur ata erdhën në shtëpi të kontrollonin, pyesin se kush janë këta, Petro Marko u thotë: Janë njerezit e mi nga Dhërmiu. Nuk ndodhi asgjë më pas!

Kur një skuadër tjetër erdhi një ditë më pas për të marrë prova të tjera, ata hynë në depo, Arianita Marko i shtyn drejt bodrumit, sepse gjoja depoja e shtëpisë ishte kontrolluar tashmë nga ata që kishin ardhur ditë më parë. Ajo i çoi në bodrum kastile. 

Eljan Tanini: -Kush është Jole?

Jerida Sakaj: -Jole është mikeshë e Petros, italiane. Ata ishin miq të mirë, kishin miqësi të hershme por edhe familjare. 

Eljan Tanini: -Safo me Petron kërcenin?

Jerida Sakaj: -Petro nuk e ka lejuar kurrë Safon të kërcente me dikë tjetër. Petro Marko dhe Safo Marko ishin të dy shumë idealistë. Kur amerikanët i thonë Petro Markos a do të bëhesh agjenti jonë, por jo agjent në kuptimin e keq, ai refuzon! Kjo ju përdor atij edhe më vonë. Amerikanët donin ti merrnin të dy me vete.

 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 01/02/2025 00:02

    Falemnderit per kete histori kaq njerezore. Eshte e rralle te degjosh ose te lexosh shqiptare qe dine te shprehin ndjenjat e tyre permes fjaleve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 08:36

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i BE në Shqipëri: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme! Zbatimi i saj ka vëmendjen dhe mbështetjen tonë

Ambasadori i BE në Shqipëri: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme! Zbatimi i saj ka vëmendjen dhe mbështetjen tonë