TIRANË- Lorin Xhelilaj, punonjës në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 215 mijë euro. Gjatë operacionit të koduar “Transporter” policia i sekuestroi 38-vjeçarit, 108 mijë euro.
Shumën e konsiderueshme të parave, sipas policisë, i arrestuari ia ka marrë një 26-vjeçari, D. B., me pretekstin se do t’i siguronte nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.
D. B.ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë, mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema. Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë "më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti".
Në javët e fundit B. ka nisur të dyshoj se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaporta dhe aksionet nuk po i bënte dot.
Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte Buzalit në një moment të dytë. Në kushte të tilla, D. B. i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin. Krimk Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga B.
D. B. ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë, mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema. Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë "më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti".
Në javët e fundit B. ka nisur të dyshoj se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaporta dhe aksionet nuk po i bënte dot.
Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte Buzalit në një moment të dytë. Në kushte të tilla, D. B. i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin. Krimk Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga B..
Duket qe viktima e mashtrimit merej me biznes dhe me sa duket ka patur sukses edhe pse ishte 26 vjec.S.d.q 215.000 euro nuk eshte ndonje sukses shume i madh,por i ka dhene mjaftueshem besim sa te mendonte t'a zgjeronte duke blere aksione e investuar ne Turqi dhe pashaporta bullgare do t'a ndihmonte shume ne kete drejtim.Por duket qe eshte sukses fati dhe jo shkollimi,se po te kishte njohurite e duhura,do t'a dinte shume mire qe keto pune nuk behen me /seksere/,aq me teper me keta /te rrugeve/!
PërgjigjuPo ky I riu ku I beri 215000 euro si thu ti lali Eri me lalën e modh Edin?
PërgjigjuNje min se nuk dalin llogarite. Ku i ka bere 215.000 euro nje 26 ne Tirane?
PërgjigjuSepse jo te gjith rrin pin kafe e meren me llafe si puna juj.
Kjo eshte pyetja qe zbardh detajet! 26 vjec me mbi 200.000€…ca behet keshtu mor vlla…sa te varfer jemi ne te drejtet…
Këtë kërkesë kisha dhe unë. Mos ndoshta duhet hetuar pak mbi burimin e këtyre 200 e ca mijë eurove? Kjo nuk e justifikon mashtrimin e këtij tjetrit gjths..