VLORË -Prej 5 vitesh një punonjës i postës në Vlorë paratë e që banorët e fshatit Shushicë i paguanin për energjinë elektrike i përvetësonte në mënyrë abuzive.
Falë kësaj metode punë gjatë harkut kohor viteve 2009-2014 Arianit Kojdheli kishte mundur të përvetësonte shumën e 10 milionë lekëve të reja.
Sikur të mos mjaftonte kjo Kojdhelikishte mundur të vidhte edhe rreth 1.3 milionë leke të reja nga arka e postës shqiptare ku punonte si sportelist.
Ndërkohë lidhur me këtë rast prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimmet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin, Aranit Kojdheli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”
Hetimi për këtë shtetas ka filluar në dhjetor 2014, kur ai ishte paraqitur para oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke deklaruar vetëpërgjegjësi për vjedhjen e pagesave të kryera nga abonentë të ndryshëm për faturat e energjisë elektrike.
Po ashtu, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallëzim shtetas të ndryshëm për faturat që i kanë paguar dhe u rezultojnë të papaguara, si edhe një kallëzim nga drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare, Vlorë. I pandehuri është hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO