Lidhur me akuzat e ngritura për procesin e emërimit të dy anëtarëe të rinj të Gjykatës Kushtetuese, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ka thirrur Këshillin e Legjislacionit për të diksutuar mbi kushtetuetshmërinë e këtij procesi.

"Kam kërkuar që të thirret këshilli i legjislacionit mbi kushtetuetshmërisë. Në kuvend nuk mund të diksutohet rreth kandidaturave. Janë diskutuar kur kanë aplikuar, nga organi i emërtesës (KED). Kuvendi vetëm voton. Këshilli i legjislacionit do të diskutojë kushtetuetshmërinë", tha Ruçi.


Lajmi kryesor:

Opozita e re bashkon votat me mazhorancën! Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji votohen anëtare të Gjykatës Kushtetuese! (VD)