Përzgjidhet fituesi i Konkursit për
Master Planin e Qytetit Studenti

TIRANË - Është shpallur ditën e sotme projekti fitues për masterplanin e ri për qytetin studenti në Tiranë. Juria ka vendosur se projekti më i mirë ishte i disa kompanive Italiane dhe kompanisë shqiptare Abkons.
 
Master-plani në thelb parashikon ndërtimin e një rezidencë të re për studentët dhe rehabilitim për ambientet ekziztuese. Juria ishte e përbërë nga arkitektë të huaj dhe vendas, apo edhe përfaqësues nga planifikimi urban dhe politikbërës.

Kjo studio fitoi mes 35 të tjerave që paraqitën projektet e tyre. Mbi këtë masterplan do të fillojë edhe aplikimi i shumë projekteve të reja zhvillimore për gjithë qytetin studenti.

Projekti fitues bazohet tek angazhimi për vëzhgimin e ndryshimeve urbane sapo ato shfaqen , dizajni dhe  një strategji konkrete veprimi, duke shfrytëzuar  të gjitha asetet në dispozicion dhe duke bashkuar të gjitha subjektet së bashku.
 
“Konkursi ndërkombëtar për Master Planin e Qytetit Studenti”  u lançua nga  Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania. 
 
Ai është pjesë e një zinxhiri konkursesh ndërkombëtare,që Qeveria Shqiptare ka çelur për të vazhduar programin kombëtar të Rilindjes Urbane.

Vetë kryeministri Edi Rama, tha se nga mënyra si është menaxhuar ky qytet është degraduar. Ai, gjithashtu u zotua për transformimin e këtij qyteti që strehon mijëra studentë.

projekti QS
projekti qs

projekti qs
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ndryshojnë oraret, kalendari i tre javëve të ardhshme në Superligë

Ndryshojnë oraret, kalendari i tre javëve të ardhshme në Superligë