Jeni ngopur me plazhin? Keni mbaruar aventurat në mal? Ju pëlqen të eksploroni vende të reja? Edhe pse rëra dhe deti kanë pushtuar vëmendjen e të gjithëve në këtë stinë të nxehtë alternativat për pushime ndryshe nuk mungojnë. Nëse dëshironi të udhëtoni, Lonely Planet ju ndihmon me guidën e tij. Ai sugjeron pesë qytetet e përsosura për një udhëtim vere. Ndoshta mund të planifikoni një prej tyre për të hapur ose mbyllur sezonin tuaj të pushimeve, ose ndoshta ato mund të jenë zgjedhja juaj kryesore, në varësi të preferencave

Amsterdam, vera madhështore
Nëse ngjarjet e programuara janë I vetmi motiv për të vizituar një qytet, Amsterdam padyshim që do të zinte vendet e para në klasifikimin e gjërave që nuk duhen humbur gjatë stinës së nxehtë. Për shembull në gusht, qyteti deklaron dashurinë e tij të vërtetë për kanalet me Grachtenfestival (Festival i kanaleve), I cili nga data 10 deri më 19 vë në skenat mbi ujë, koncerte klasike si Prinsengracht Concert. Bukuria e kryeqytetit hollandez, është se nuk nevojitet një rast i vecantë për ta vlerësuar, edhe në muajt më të nxehtë. Do të jetë e mjaftueshme që të bëni një shëtitje në të ashtuquajturën “ana perëndimore e kanaleve për të marrë me vete përshtypje të jashtëzakonshme. Këtu gjenden jo vetëm rezidenca madhështore, por edhe muze të rafinuar, kafene të mrekullueshme dhe disa nga dyqanet më të mira të qytetit. Pas disa orësh shëtitje nëpër këto vende joshëse patjetër që do të kesh shdnërruar Amsterdamin në pasionin tënd të përjetshëm.

Budapest: një banjo freskuese... termale
Me temperaturat e saj kontinentale janë të paktë ata që mund ta mendojnë Budapestin si një qytet të përsosur për relaksin veror. Por do të gabonit pasi përvoja nga Banjat Lukács, një kompleks I gjerë termal I shekullit XIX, është një nga zgjedhjet më të mira për t’u clodhur para se të filloni një mbrëmje shëtitëse nëpër Budapest. E gjitha kjo mund të të rigjenerojë fuqitë në prag të një jete intensive nate, me DJ si ata që gjenden në një nga baret më të famshme të qytetit, Vittula. Por nëse je në kërkim të një prehje në natyrë, atëherë ia vlen të lësh mënjanë klubet e natës, dhe gjatë ditës, të shëtisni në Parkun e Mijëvjecarit , një kompleks i mahnitshëm në anën perëndimore të Danubit, që përfshin shatërvanë, liqene të vegjël, një teatër dhe Pallatin e Mrekullive, që cmend fëmijët…….. e të gjitha moshave

Moska: Miti i gushtit që duhet rrëzuar
Ia vlen ta rrëzosh një mit, sidomos atë të një Moske që gjatë stinën së nxehtë e sidomos gushtit është një qytet I braktisur. Sa për sktësi muaji kur gjithcka ngjan si e vdekur është korriku, por gjtihsesi duhet theksuar se qyteti është aq I populluar sa gjatë gjithë verës ka aktivitete të ndryshme dhe mjaft interesante në sheshe apo lokale. Dhe sa për ikjen e moskovitëve drejt vendeve të pushimit në muajin gusht, ia vlen të theksohet se jo kushdo mund ta ketë një luks të tillë.

Londra: Karnevale mes dy olimpiadash
Kryeqyteti britanik di si të bëhet mjaft interesant për turistët. Por atmosferë sportive do të pushtojë Londrën gjatë kësaj vere. Megjithatë nuk ia vlen të alarmoheni nëse nuk jeni një fan I sportit, pasi pak ditë pas mbylljes së lojrave olimpike më 12 gusht dhe para fillimit të Lojërave Paraolimpike që zhvillohen nga 29 gusht deri më 9 shtator në qytet shpërthen euforia e Karnevaleve. Në skenën e rrugës dalin Notting Hill Carnival që është një nga festivalet e rrugës, më të ndjekura në Europë. Është një festë tradicionale me muzikë, kërcime, kostume që zhvillohet gjatë fundjavës së Bank Holiday (26-27 gusht).

Venecia: një shtator i bukur
Me Venecian duhet zhbërë miti I vendit më populluar gjatë stinës së verës. Thuhet se Vencezia në këtë stinë është e mbushur më shumë se ç’ duhet me turistë, afshe të nxehta që të sjellin ndër mend romanin “Morte a Venezia” të Thomas Mann. Ndaj ia vlen të zgjidhni ditët e freskëta të shtatorit për të gjetur qetësinë maksimale. Por nëse turmat e turistëve vijojnë të jenë të mëdha dhe ju lodhin mund të zgjidhni disa vende pak të njohura, por me gjithë shkëlqimin e duhur. Një sugjerim është Pallati Grimani në Santa Maria Formosa, I rihapur për publikun pas një restaurimi 24 vjeçar, I mbushur plot me afreske të jashtëzakonshme të rilindjes italiane. Ose mund të shijosh një tryezë të mirë, gjatë një darke në ishullin Mazzorbo. Këtu do të gjeni një restorant të vendosur në mes të vreshtit për të kaluar një mbrëmje qind për qind idilike.

Marre nga suplementi FUNDJAVA i Shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com