Pesë shenjat që paralajmërojnë
goditje në tru, mos i anashkaloni

Pesë shenjat që paralajmërojnë<br />goditje në tru, mos i anashkaloni
Kohët e fundit gjithmonë dhe më shumë dëgjojmë se njerëzit po pësojnë goditje në tru.

Kjo goditje ka pasoja fatale edhe në rastet më të mira nuk mund të shpëtosh pa dëmtime dhe vjen si pasojë e mos qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit në tru.

Mosha më e prekur është mbi 65 vjeç, por nga studimet e bëra shihet se një e katërta e atyre që pësojnë goditje në tru janë të rinjtë.

Ekspertët e kësaj fushe na tregojnë 5 shenja që nuk duhen injoruar dhe që paralajmërojnë se mund të ndodhë goditje në tru.

Shikimi i dobët, kur shikimi juaj pëson dobësim të menjëhershëm ose pësoni verbërim në njërin sy atherë duhet patjetër të shkoni te mjeku.

Ekuilibri, personat që fillojnë të humbasin ekuilibrin gjithmonë dhe më shpesh, duhet të shqetësohen dhe para se të shkojnë të mjeku duhet të bëjnë vetë testin e ekuilibrit. Të prekin hundën me gishtin tregues, të qëndrojnë me një këmbë dhe me krahët hapur.

Fytyra, ndryshimi i tipareve të fytyrës është një shenjë tjetër, buzëqeshje që shkon shtrembër, njëra mollëz me e rënë se tjetra, njëri sy më i mbyllur se tjetri, të gjitha këto janë shenja.

Krahu i majtë, mpirja e krahut të majtë ose gjithë pjesës së majtë të trupit është një nga shenjat e goditjes në tru dhe nuk duhet lënë mbasdore.

E folura e paqartë, personat që janë të rrezikuar nga goditja në tru nuk mund të artikulojnë dhe të flasin qartë disa ditë para se kjo të ndodhë dhe duhet patjetër të shkoni te mjeku.

Giithmonë kur filloni të keni njërën nga këto shenja duhet patjetët të konsultoheni me mjekun pasi faktori kohë nuk është në favorin tuaj. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike