Janë arratisur pesë të burgosur, në orët e hershme të të hënës nga burgu Orbe i kantonit Vaud në Zvicër Sipas mediave zvicerran të arratisurit janë shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ata po mbaheshin në burg për vjedhje, shkelje të rendit e të qetësisë dhe delikte droge.

Ikja është bërë nga kulmet e burgut prej të cilëve pastaj ishin ngjitur në një rrethojë siguruese dhe ia kishin dalë të çanin rrethimin e burgut, raporton Albinfo.ch 

Autoritetet e burgut bëjnë të ditur se asnjëri nga pesë të arratisurit nuk paraqesin rrezik të përgjithshëm. Policia ka përqendruar kontrollimin në regjionin Yverdon-les-Bains, ku thuhet të jenë parë së fundit të porsa arratisurit. Në ndjekje të tyre janë vënë edhe rojat kufitare.

/rg/shqiptarja.com/