Pesë ushqimet më të shëndetshme
të dimrit që ju duhen në tryezë

Pesë ushqimet më të shëndetshme<br />të dimrit që ju duhen në tryezë<br>
Edhe pse ka sezoni i dimrit ka më pak ushqime se sa në verë, ai krenohet me disa ushqime të habitshëm për nga vlerat shëndetësore. Më poshtë po ju rendisim  5 nga ushqimet më të shëndetshme të dimrit që duhet të hahet, të renditura nga revista "EatingWell":

Shegë: Pa diskutim të gati të gjithëve na pëlqen të shijojmë lëngun e një shege të mirë në këtë periudhë. Lëngu i shegës është i pasur me antioksidantë (më shumë se lëngjet e tjera të frutave), ku vetëm një filxhan ditor mund të ndihmojë për të mbajtur radikalët e lirë nga oksidimi i kolesterolit të keq sipas një studimi paraprak në Journal of Clinical Nutrition në American Journal.
 
Zarzavate me gjethe të errëta: Të tilla si lakra jeshile të cilat lulëzojnë në ftohtësinë e dimrit janë veçanërisht të pasura me vitamina A, C dhe K. dhe janë gjithashtu burime të shkëlqyera të folatit, të rëndësishme për gratë shtatzëna.
 
Agrumet: Duke përfshirë limonin apo portokallin  lëngu i tyre gjatë dimrit mund të shtojë “dritën e diellit”. Agrumet janë të pasura me vitaminë C, ku një portokalli mesatare jep më shumë se 100 për qind të dozës tonë ditore.
 
Patatet: Patatet janë një burim i shkëlqyeshëm i dy stimuluesve të imunitetit - vitaminave C dhe B6, duke dhënë 25% dhe 29% të nevojave tona të përditshme. Ata janë gjithashtu një burim i mirë i folatit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për gratë shtatzëna.
 
Kungulli i dimrit: Një filxhan kungull dimri i gatuar ka pak kalori (rreth 80), por ka sasi të lartë të vitaminës A (214 për qind e vlerës së përditshme të rekomanduar) dhe vitaminë C (33 për qind).


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma