Katër djem dhe një vajzë, të moshës 13 dhe 14 vjeç, janë arrestuar mëngjesin e sotëm si bashkëpunëtorë të një komploti për vrasjen e një adoleshenti 13 vjeçar, i cili u gjend i plagosur në gjendjet të rëndë natën e kaluar. Policia e Thames Valley ka thënë se 13 vjeçari vdiq pas plagëve të shkaktuara nga një thikë natën e kaluar.
Ai u gjet i plagosur pranë një fushe golfi në Emmer Green dhe ndërroi jetë para se të shkonte në spital.
Oficeri Kevin Brown tha:” Ne kemi arrestuar pesë të rinj, por do t’i lutesha kush ka informacion në lidhje me atë që ka ndodhur të kontaktojë më ne.”
Brown shtoi: "Kjo është një zonë që përdoret gjerësisht nga këmbësorët dhe unë besoj se do të ketë pasur dëshmitarë të këtij incidenti të tmerrshëm ose që mund të kenë parë vrasësit që largohen shpejt nga zona.”
Raportet e pakonfirmuara raportojnë se adoleshenti, emri i të cilit nuk është bërë akoma i ditur, është qëlluar me thikë në pjesën e pasme të qafës.
Familja e viktimës është lajmëruar dhe policia tha se do të bëjë të pamundurën për të gjetur vrasësit.
.