Pesë kamberë, në një derë

Pesë kamberë, në një derë

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar dy ditë më parë takimin me “aleatët” e tij më besnikë (dhe nuk dihet pse i quan kështu) për të diskutuar mbi “situatën e COVID-19, dhe zgjedhoren”. Kështu thuhet në njoftimin e dalë nga zyra e kryetari të ish-opozitës, duke mos bërë me dije hollësira të tjera.

Në një kohë kur periudha karantinore e pandemisë po lehtëson maksimalisht masat e saj, në një kohë kur Ministria e Shëndetsisë, nuk e ka ulur vigjilencën ndaj vatrave dhe rasteve të cilat zbulohen dhe vijnë nga zonat e kuqe, në një kohë kur shumica qeverisëse ka gjithë vullnetin politik për të përmbyllur brënda afateve zgjedhoren, Lulzim Basha mbledh aleatët, duke na kujtuar atë fjalën e urtë “pesë kamberë në një derë”. I mblodhi Lulzimi , ashtu siç i ka mbledhur gjithmonë, me “ballin lart dhe kokën poshtë” ata që kanë 7 vjet që mbajnë shpresë tek ai për të “marrë pushtetin me dhunë, molotovë dhe bisedime në tavolina”.

Mbledhja e fundit me aleatët në SHQUP, natyrisht nuk pritet të sjellë asgjë të re, aq më shumë ndonjë zhvillim pozitiv lidhur me “dy problemet e paranjoftuara”, si COVID-19 dhe zgjedhoren. Suksesi që arriti qeveria dhe angazhimi maksimal i krejt sistemit shëndetsor në Shqipëri, për përballimin briland të një situate, e cila ka zënë në befasi edhe shtete tepër të zhvilluara, nuk i ka lënë kohë shqupistëve dhe “ pesë kamberëve” të marrin vendime apo të bëhen faktor imponues. Ata janë mbledhur ashtu siç mblidhen çdo 2-3 javë, pa asnjë ide, pa asnjë program, thjesht sepse u thotë Lulzimi “hajdeni andej nga PD ta bisedojmë njëherë si t’ja bëjmë me Ramën”.

Dhe mblidhen ata, “pesë kamberë në një derë”, gjysma buzagas, dhe gjysma me maraz, ulen e flasin mbi të tashmen dhe luten për “të ardhmen”. Ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për të ardhur në pushtet, kanë vite që kanë humbur gjithçka me vlerë që ka një parti politike, nga anëtarësia tek mbështetja e brëndshme, deri tek simpatia e ndërkombëtarëve.

Shumica e tyre, kanë vite në politikë, kanë qenë edhe në poste të larta ministrore, kanë provuar edhe sherrin, edhe tmerrin e pushtetit, ndërkohë që tashmë janë kthyer në “kryetarë”, falë mbështetjes nga SHQUP-i, dera e vetme e cila qëndron hapur edhe për ca kohë. Mbledhja e Lulzimit me aleatët pikërisht në momentet kur mesazhet dhe reagimet e politikës duhej të ishin të përgjegjshme mbi “detyrat e shtëpisë”, siç janë Reforma e re Zgjedhore dhe ulja në tryezë për të nisur bashkëpunimin institucional me shumicën qeverisëse, “përdredhjet” e tij përmes Bylykbashit, tregojnë sa bosh ka mbetur partia e demokratikasve.

Sa bosh ka mbetur partia e “idealistëve, dhe e të djathtëve”, e atyre që pretendojnë se dikur “rrëzuan diktaturën enveriste” por që në fakt përjetojnë sot, një diktaturë tjetër çdo ditë brënda vehtes. Mblidhi Lulzim, mblidhi “pesë kamberë në një derë”, gjithmonë kur të duhet tu tregosh përralla dimri, por të paktën tregohu edhe i sinqertë me ata, shpjegoi pse Doktori nuk ta jep “vulën” e PD, dhe nuk të bën edhe ty kryetar me mandat fulltime, për të qenë i barabartë me shokët.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 12/05/2020 18:27

    Vetem per titullin,vazhdoje te plote,z.artur.5 kambere ne nje dere,njeri pjerdh,te tjeret mbajn ere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin