Pesë këshilla se si të bëheni më inteligjentë

Pesë këshilla se si të bëheni më inteligjentë

Foto ilustruese

Mësuesja e shkencës Lanie Bakeberg ka japë disa këshilla për përdoruesit e ‘Quora-s’ se si ta rritni kapacitetin mendor dhe të bëheni person më inteligjent.

Më poshtë, ju sjellim disa nga këshillat e Bakebergut:

Stimulojeni trurin – provoni Sudoku apo zgjidhjen e fjalëkalimeve për ta mbajtur të mprehtë trurin dhe të aftë t’i zgjidhë problemet. Për ata të cilët nuk i preferojnë këto dyja, keni parasysh se në celularë të mençur ekzistojnë qindra aplikacione, të cilat fokusohen në ushtrimin e trurit.

Dëgjoni – kjo mund t’ju duket e lehtë, por nëse faktikisht i dëgjoni kolegët me përvojë apo miqtë, ju mund të mësoni diçka.

Lexoni – leximi është shumë i rëndësishëm dhe jo vetëm për të fituar informacione të reja, por gjithashtu edhe për ta zgjeruar fjalorin personal. Gjatë kohës që lexoni, sigurohuni t’i shikoni fjalët, të cilat nuk i kuptoni dhe ri-lexoni çdo gjë që nuk ka kuptim herën e parë. Qëllimi juaj nuk duhet të jetë përfundimi i librit sa më parë, por të mësoni sa më shumë.

Bëni pyetje – e dimë se bërja e pyetjeve mund të jetë paksa e frikshme ndonjëherë. Por, duhet të keni parasysh një thënie të njohur: “Ai që pyet është budalla për 5 minuta, ndërsa ai që nuk pyet mbetet budalla për tërë jetën”. Prandaj, mos hezitoni të pyesni çdo gjë që nuk kuptoni!

Bëni ushtrime fizike – ushtrimet fizike jo vetëm që ndihmojnë për shtypjen e gjakut, i zvogëlojnë rreziqet për sulme të zemrës dhe e përmirësojnë vetëbesimin, por edhe e ndryshojnë trurin në mënyrë që ta mbrojnë memorien dhe aftësitë e mendimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë