Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit 2025, e publikuar nga IQ Test, i pasqyron shqiptarët si populli më inteligjent në Ballkan.

Këtë vit, Shqipëria është rritur me 3.81 pikë krahasuar me vitin e shkuar duke arritur një mesatare prej 101 pikësh.

Në rajon, Serbia renditet në vend të 35-të, Greqia në të 38-in, Maqedonia e Veriut në të 48-in dhe Mali i Zi në vend të 54-t.

Në pesëshen kryesore në rang botëror renditen Hong Kongu, Korea e Jugut, Kina, Macau dhe Japonia.

Pesë vendet me inteligjencën më të ulët renditen Çadi, Guinea, Burundi, Mauritania dhe Lesotho.