TIRANË- Pesë mësues të shkollës "Jeronim De Rada" në Tiranë rezultojnë të infektuar me koronavirus.
Sipas burimeve për Report Tv, kjo gjë nuk do të ndikojë në fillimin e procesit mësimor, pasi këta mësues do të zëvendësohen.
Mësuesit e infektuar janë vetëkarantinuar në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid19.
Lajmi kryesor:
164 të infektuar me COVID gjatë 24 orëve, mes tyre 5 mësues nga shkolla 'Jeronim De Rada'/ Ndërron jetë mësuesi 47-vjeçar, shuhen vjehrra dhe nusja në Gramsh










