164 të infektuar me COVID gjatë 24 orëve, mes tyre 5 mësues nga shkolla 'Jeronim De Rada'/ Ndërron jetë mësuesi 47-vjeçar, shuhen vjehrra dhe nusja në Gramsh

TIRANË- Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 164 persona të prekur me COVID-19, 3 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre mësuesi 47-vjeçar nga Pogradeci pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin "Shefqet Ndroqi", ndërsa kanë fituar betejën 51 të tjerë. Sipas informacioneve për Report Tv, në qytetin e Gramshit kanë humbur jetën vjehrra 78 vjeç dhe nusja 55 vjeç, ndërsa bashkëshorti i 55 vjeçares ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Pas 872 testimeve të kryera, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz,  nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" nuk është rritur shifra e pacientëve që po trajtohen me COVID, janë po 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 janë të intubuar. Përveç mesuesit nga Pogradeci, edhe një 78-vjeçar nga Fieri dhe një 87-vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë këshilla dhe udhëzime për të gjithë prindërit që do të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë ditën e hënë, më 14 shtator 2020.

"Në prag të vitit të ri shkollor, ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.  Normaliteti i ri, i cili na kushtëzon të jemi të kujdesshëm në përditshmëri për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskave ose barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe kujdesin e shtuar për higjienën personale.  Prindër, kontaktoni me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë dhe pyetini nëse kanë ndonjë shqetësim. Mësues, tregohuni vigjilentë ndaj zbatimit të masave të rekomanduara nga ekspertët në ambientet e shkollës. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Nxënës, nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar", thotë Ministria e Shëndetësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Pesë mësues të shkollës ‘Jeronim De Rada’ infektohen me COVID19, pritet të zëvendësohen

TIRANË- Pesë mësues të shkollës "Jeronim De Rada" në Tiranë rezultojnë të infektuar me koronavirus.

Sipas burimeve për Report Tv, kjo gjë nuk do të ndikojë në fillimin e procesit mësimor, pasi këta mësues do të zëvendësohen.

Mësuesit e infektuar janë vetëkarantinuar në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid19.

Ora 21:21
Tragjike në Gramsh/ Vjehrra dhe nusja humbin jetën nga Covid, në gjendje të rëndë bashkëshorti

GRAMSH- Dy pjesëtarë të një familjeje në Gramsh kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Sipas informacioneve për Report Tv, vjehrra, nusja dhe bashkëshorti i kësaj të fundit kanë rezultuar me Covid19.

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta vjehrra 78 vjeçare, ndërsa sot ka humbur jetën edhe nusja 55 vjeçare.

Mësohet se në gjendje të rëndë ndodhet edhe bashkëshorti i 55 vjeçares.

Ora 17:33
Infektohet me COVID drejtoresha e kopshtit në Elbasan, karantinohet stafi dhe u merren tamponët

Drejtoresha e kopshtit Nr.13 në Elbasan është infektuar me COVID-19 dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas konfirmimit se ajo ishte pozitive me koronavirus stafi i kopshtit  është vetëkarantinuar dhe po i merren tamponët.

 

Ora 17:25
COVID-i shuan mësuesin, Shahini: Apeloj fort që të shtohet kujdesi, të ndërmerret çdo masë parandaluese

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur ngushëllimet e saj pas vdekjes së mësuesit 47-vjeçar nga Pogradeci. Ajo thotë se duhet të shtohet kujdesi shëndetësor duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit.

"Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij. Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë", shkruan Shahini.

Ora 14:01
Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi nga Pogradeci, prej 2 javësh i shtruar në Tiranë (EMRI+FOTO)

1599912075_leonardxhemollari.jpg

Një mësues nga Pogradeci ka ndërruar jetë këtë të shtunë (12 shtator) nga koronavirusi. 44-vjeçari Leonard Xhemollari nga Udenishti ishte i shtruar në Tiranë prej dy javësh. Nga informacionet paraprake dyshohet se 47-vjeçari u infektua në Ohër ku ishte me pushime.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr