Një grabitje me armë zjarri u regjistrua në fshatin Dom të Bashkisë së Klosit. Ngjarja ndodhi rreth orës 03.30 të mëngjesit të kësaj të diele, ku 5 persona të armatosur me maska grabitën një banesë në fshati. Paraprakisht dyshohet se grabitësit morën rreth 8 mijë euro, 1 milion lekë dhe sende të tjera me vlerë.
Grabitësit hynë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, rrahën me qytat e armëve anëtarët e familjes Përparim Lleshi dhe më pas i lidhën me litar.
Një i njohur i familjes rrëfen tmerrin që të afërmit e tij përjetuan nga grabitësit. Ai thotë se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.
Policia ndërkohë shoqëroi gjashtë persona në Komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje, pasi nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Klos, ku familja Lleshi u dhunua e më pas u grabit. Çupi i kërkon prokurorisë dhe policisë që të zbardhet ngjarja.
‘Ngjarja e rëndë kriminale e grabitjes dhe dhunimit të familjes Lleshi, në fshatin Dom, Klos ka prekur të gjithë banorët e kësaj zone. Siç edhe e deklarojnë banorët e fshatit , familja Lleshi njihet si familje punëtore, e ndershme e paqtë.
Si deputete e tyre, në qarkun Dibër, kêrkoj Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër të zbardhin menjëherë ngjarjen që ka tronditur komunitetin fisnik të Klosit. Vonesa në zbardhjen e ngjarjes janë rënduese për drejtorinë vendore të qarkut Dibër.
Gjendja e pasigurisë në vend është e papranueshme . Jeta e qytetarëve duhet të jetë e barabartë, e sigurtë dhe me vlerë, si në Tiranë, Vlorë dhe Dibër.’- shkruan Çupi.
6 persona janë shoqëruar nga policia e cila po zhvillohen hetimet e para për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos të Dibrës, ku një familjeje u grabitën disa mijëra euro.
“Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policisë.
Të tjera detaje janë zbuluar nga grabitja në Klos. Mësohet se është grabitur familja e Përparim Lleshit.
Dyshohet se grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar. Më pas grabitësit kanë marrë nga shtëpia 8 mijë euro, 1 milion lekë të vjetra dhe sende me vlerë.
Një i afërm thotë se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.
O like Po nderroje kaseten mor burre se ngele tek Saliu, dorezohu njehere refuzoje Sufllaqen.
PërgjigjuKeto jane mbeturinat e sali gallates
PërgjigjuTani kan filluar të veprojn hordhit Edvin shkjaut shqipfolës nga serbia
Përgjigju