Pesë ushqimet fajtore
që ndikojnë në plakje

Pesë ushqimet fajtore<br />që ndikojnë në plakje
TIRANE - Produktet ushqimore që ne zgjedhim të gatuajmë në tenxhere kanë një rëndësi jo vetëm sa i përket shëndetit tonë, por edhe në procesin e plakjes.

Ushqimi është karburanti, i cili na jep energji dhe vitalitet, ose në rastin kur zgjedhim llojin e gabuar të forcave lëvizëse të jetës, ushqimi na ngadalëson dhe na bën më të vjetër dhe të lodhur.

Në këtë shkrim kemi sjellë 5 produkte ushqimore, të cilat i nevojiten menusë sonë të përditshme, por në sasi të moderuara, që ndikimi i tyre negativ të jetë minimum.

SHEQERI I BARDHË

Truri jonë ushqehet me glukozë. Megjithatë, në dallim nga të gjitha organet tjera, ai nuk ka mundësi të ruaje rezerva –sado që fiton, çdo gjë do të shkojë në qarkullimin e gjakut.

Prandaj, pija e ëmbël është si injeksion glukoze për trurin tuaj. Fitoni sulm momental, i cili zhduket menjëherë dhe truri vjen në krizë. Ndiheni të dobët, i’u dhëmb koka, dhe nuk mund të përqëndroheni.

Shumë studime kanë vërtetuar që konsumimi i tepruar i sheqerit shkurton jetën, dhe madje e quajnë “vrasësi i bardhë”. Nga të gjitha ushqimet, ai më së shumti shpejton plakjen.

Shmangeni sa më shumë atë, zgjidhni drithëra integrale, fruta dhe perime – të pasura me karbohidratete që çlirohen ngadalë – të cilat janë shumë më të pranueshme se sheqeri i rafinuar.

Është shumë i dëmshëm edhe për lëkurën pasi ka aftësi t’i ngjitet kolagenit duke shkatërruar qelizat e saj.

KRIPA

Natriumi dhe klori – dy përbërës të kripës – janë minerale të rëndësishme që mbajnë sistemin muskulor dhe nervor. Ajo është shtesë e thjeshtë e ushqimit dhe është e pranishme në ushqimet e përpunuara: perimet e konservuara, djathë, produktet e mishit të thatë dhe supa.

Nëse e përdorim në sasi të tepruara, është e dëmshme për rinine tonë sepse në sasi të mëdha shpejton plakjen. Prandaj nuk rekomandohet të konsumohen më shumë se 3 grame kripë në ditë.

Njësoj si sheqeri është shumë i dëmshëm edhe për lëkuren pasi ka aftësi t’i ngjitet kolagenit duke shkatërruar qelizat e saj.

QUMËSHTI I LOPËS

Edhe pse qumështi i lopës është i pasur me kalcium, vitamina dhe proteina, ai po ashtu aktivizon katër proçese të plakjes – ngadalëson tretjen (shkakton fryrjen, kapsllek ose diarre), inflamacionet (nyjat e ngurta), mos balancim hormonal (i cili ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e estrogjenit) dhe formimin e acidit.

Duhet të bëni kujdes edhe në derivatet qumështore (kazein dhe laktoze) në bukë, ëmbëlsira, biskota, ushqimet e përpunuara të mishit dhe gjërat e njelmëta.

Filloni të pini qumësht të dhise apo të deles sepse është më i pasur më vitamina dhe minerale dhe të konsumoni djathë feta ose mozzarela, osë qumësht bajamesh i cili është më i miri pasi ka 0 yndyrë dhe shumë vlera ushqyese.

Kalçiumin e nevojshëm konsumojeni nga perimet me gjethe të gjelbra, frutat arrore, farat dhe drithërat.

MISHI

Proteinat nga mishi janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve, ligamenteve dhe lëkurës, por ky ushqim aktivizon gjithashtu pesë proçese të plakjes. Është i pasur me yndyrat e ngopura dhe është shumë kalorik.

Mishi i përpunuar ka nivel të lartë të materieve kancerogjene, sepse fërgimi shkakton ndryshime në ADN-në, shfaqjen e radikaleve të lira dhe çon deri të stresi oksidativ.

Në menunë tuaj le të gjendet më shpesh peshku, i cili është burim i mirë proteinash. Burimet të tjera të dëshirueshme të proteinave janë vezët, drithërat, bimët bishtajore, fruta arrore dhe farat. Nëse hani mish, shmangeni në variant të skuqur, si dhe proshutën, suxhukun dhe hamburgerët.

YNDYRAT E KËQIJA (YNDYRNAT E PËRPUNUARA)

Çdo qelizë në trupin tonë ka shtresën mbrojtëse të yndyrave dhe proteinave. Nëse kjo shtresë e jashtme përbëhet nga yndyrat e mira natyrale, kjo mund t’i ndihmojë qelizat për të absorbuar materiet ushqyese dhe ujin.

Megjithatë, nëse fjala është për shtresën e cila nuk është e lëngshme, për shkak të ngrënit me sasi të madhe të yndyrave të keqija, ai proces është i dobësuar.

Konsiderohet që është shkaktar për shumë simptoma të plakjes, duke përfshirë rënien e cilësisë së lëkurës, inflamacionet, alergjitë.

Ndër yndyrat më të këqija janë trans-yndyrat të cilat mund të gjenden në ushqimin e përpunuar industrialisht, siç janë ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë (fast-food), akullorja, dhe vajrat për skuqje.

Konsumoni yndyra nga produktet e papërpunuara, peshkun e kalter, avokado, produktet e dhisë dhe delës, sojë, arra dhe bajame. Mos harroni vajin e kokosit, edhe pse është shumë kalorik, është i shëndetshëm dhe madje ndihmon të dobësoheni.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK