Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit

Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit

Procesi i rindërtimit nga tërmeti është bllokuar në Lezhë dhe në të gjitha bashkitë e tjera të prekura nga tërmetit i 26 nëntorit 2019.

Nisur nga shqetësimi i vazhdueshëm i banorëve por dhe këshilltarëve të djahtë, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi në mbledhjen e këshillit bashkiak se ka kërkuar disa herë nga Qeveria t’i japë zgjidhje kësaj problematike, por deri më tani nuk ka asnjë dritë jeshile.

“Në momentin që kemi bërë tenderin është terheq firma për shkak se është rritur cmimi i materialeve të ndërtimit. Ne kemi kërkuar fonde shtesë nga Qeveria, nga fondet e Rindërtimit. Mirepo ka gati 2 vite që është bllokuar në gjithë Shqipërinë jo vetëm në Lezhë”, tha Ndreu.

Në Bashkine e Lezhës kanë mbetur 60 familje të pastreha nga termeti dhe bashkia ka kërkuar fond me vlerë 2 miliardë lek për të ndërtuar një pallat me 16 apartamente në qytet dhe 40 banesa individuale nëpër fshatra.

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/08/2024 01:30

    Po 63 mije $/ dite qiraja per TEC-et lundruese qe po vegjetojne prej 2 vjetesh ne brigjet tona,po qiraja e sateliteve,po pagesa per /Giro'd Italia/ qe te filloje nga brigjet tona,po stadiumet e reja per humbes kronike futbolli kush do t'i paguaje po paguam per rindertimin e banesave.Per kotesirat qe listova me siper i kemi gjithemone gati parate,por per te mbuluar koston e materialeve te ndertimit per banesat qe jane jetike per njerezit nuk paskemi para?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?