Peshëngritësi i ekipit kombëtar Daniel Godelli është ndaluar për herë të dytë për armëmbajtje pa leje nga policia e qytetit të Peqinit. Mesnatën e ditës së enjte, kampioni i botës në vitin 2008 është ndaluar nga forcat e policisë së Peqinit nga informacione paraprake për armë në makinë. Informacioni ka rezultuar i saktë, pasi nga kontrolli janë gjetur dy pistoleta, të cilat ishin në pronësinë e peqinasit, por pa leje.

Ndëkohë që vetëm dy vite më parë Daniel Godelli është ndaluar përsëri nga policia po për të njëjtën akuzë. Theskojmë që peshëngritësi ishte pjesë e lojrave olimpike Londër 2012 ku arriti një rezultat zhgënjyes.

(d.b/shqiptarja.com)