Peshëngritje, Daniel Godelli i jep
medaljen e parë të artë Shqipërisë

Daniel Godelli arriti të merrte medalje ari në stilin e shtytjes dhe medalje bronzi në dy garësh. Shtangisti kuqezi arriti të ngjitet në pozicionin më të lartë nw podium, pasi ngriti 177 kg në stilin e shtytjes.

Daniel Godelli në stilin e shkëputjes në peshën 169 , tenton me 153 por nuk arrin dot ta mbajë lartë shtangën duke u pozicionuar i treti për medaljen e bronztë. Ndërsa medalja e artë shkon për rusin Chen, që e mbyll garimin e tij me 155 kilogram, dhe rrëmben gjithashtu dhe medaljen e artë në dyragësh, duke lënë pas azerin Hasdanov.

Në dy garësh Godelli ngriti në total 325 kg duke u pozicionuar në vendin e tretë. Briken Calja u penalizua nga forma jo e mirë duke humbur në stilin e shkëputjes dhe shtytjes mundësinë për të dalë me medalje nga gara. Fetije Kasaj arrit të pozicionohen në vendin e tretë në baterinë B, një rezultat pozitiv.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO