Peshëngritje, Romela Begaj
kampione Europe në shkëputje

Peshëngritje, Romela Begaj<br />kampione Europe në shkëputje
Flamuri shqiptar ka nisur të valëvitet në vendin e nderit në kampionatin Europian të peshëngritjes në Antalia të Turqisë. Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj është shpallur kampione europe në stilin e shkëputjes pas një prove të mrekullueshme dhe mjaft emocionuese.

Shqiptarja Begaj e fitoi këtë çmim pasi kaloi me sukses tri provat me 93, 98 dhe 102 kg, duke lënë pas krahëve 9 konkurrentet e tjera në baterinë A, në aktivitetin që po zhvillohet në "Kepez Basket Hall" të Antalias.

Shqipëria ka arritur në botërorin e Parisit katër norma kualifikimi për meshkuj për lojërat olimpike, dhe objektivi mbetet pjesëmarrja ne Londër e te paktën një sportiste femër që duket se është arritur me Romelën.

Edhe pse te kualifikuar pritet te shohim një rivalitet te forte ashtu si ne Paris mes Erkand Qerimaj dhe Hysen Pulaku ne peshën 77 kg te enjten. Nje dite me pas mbi pedane do te ngjiten tre peshëngritës te gjithë ne baterinë B: Manjola Karaj ne peshën 69 kg dhe Ervis Tabaku dhe Endri Karina ne peshën 94 kg. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta