Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Studentja iraniane e zhveshur ne Universitetin islamik Azad

Të zhvishesh si Ahou Daryaei në oborrin e Universitetit islamik të Azad, në protestë të një kritike për vendosjen apo jo mirë të shamisë së kokës në Teheran, duhet të jesh “e çmendur” dhe sidomos të konsiderohesh “e çmendur” nga të tjerët. Të çmendurit kanë forcën të ndryshojnë, të rebelohen, të revoltohen në diktatura që çmendurinë e kanë bazën e mbijetesës së tyre të gjatë.

Kush më mirë se ne shqiptarët mund ta kuptojë presionin e një diktature, të një shoqërie të ngurtë dhe privuese, sidomos për vajzat dhe gratë. Ishim ne të çmendurit në fillim të viteve ’90, të dalë nga një “tenxhere e madhe presioni”; por më parë se të gjithë ne, ishte një familje e vetme, e konsideruar edhe ajo “e çmendur” sepse bëri atë që nuk mund t’i shkonte në mendje e jo më të bëhej: Gjashtë vëllezërit dhe motrat Popa, që në 12 dhjetor 1985 u futën në Ambasadën Italiane për të kërkuar azil politik dhe qëndruan aty për 5 vite të tëra deri në transferimin e tyre në Itali në vitin 1990.

Pas familjes Popa, një popull i tërë ndërmorri emigrimin e tij biblik me ç’të gjente e si të mundtte, nga kufij tokësorë dhe detarë. Ajo ikje për ne ishte një çlirim nga zhinxhirët e padukshëm, por më të rëndit që një popull mund të kishte provuar ndonjëherë: 40 vite pa të drejta, pa liri. Zinxhirët tanë ishin si shamia në kokën e Ahou, studentes së frengjishtes. 

Kur shohim vajza, të rinj si Ahou Daryaei, duhet të rikujtojmë si ishim ne. Duhet të çojmë nëpër mendje peshën e padurueshme që një diktaturë, diktatorë, shoqëri të ngurta e qeveri mbytëse kanë mbi dinjitetin njerëzor. Jemi qënie me një trup fizik, por me një shpirt që arrin në galaktikat më të largëta, në honet më të thella e në majat më të paarritëshme. Nuk jemi perfektë, por liria për të ushtruar atë paperfektësi që kemi dhe jemi, është vlera më njerëzore që meritojmë. Që meritojnë të gjithë.

 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selena: 06/11/2024 12:39

    U zgjuan feministet? po per grate dhe vajzat qe bombardohen ne Gaza nuk kishit gje per te thene? apo eshte me e shenjte e drejta per t'u zhveshur se ajo e jetes?

    Përgjigju
    • lili: 07/11/2024 10:43

      Të lumtë Selena, nuk do të kishte një përgjigje më të qëlluar!

  • Kasem Gahinji: 06/11/2024 10:20

    Ti Asnjehere nuk Ke qene e cveshur nga "Diktature".Ti Ke qene e porsalindur ne ate kohe.Edhe Babai YT( njeri i Nderuar,artiste e regjizor i mbrekullueshem),Edhe mami YT,xhaxhallaret e dajllare Kane qene te veshur nga koka te kembet.Keta te fundit erdhen nga cameria( te cveshur e pa' asgje ne trup) dhe Diktature i veshi,strehoi,punesoi,u DHA shtepi ne Mes te Shijakut.Sa i poshter ai Diktatori...

    Përgjigju
  • Po mër po: 05/11/2024 21:27

    Diktatura jonë të zhvishte, diktatura e Iranit të vesh.

    Përgjigju
  • Proletari: 05/11/2024 20:56

    Pa përsosmëri,apo jo?!..jepini Cezarit atë që i takon apo përket!..jo diktatit por as në Kaosin e oligarkëve që po e rrjepin popullin si pulat e shkreta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja