Peshëngritësja Veli me doping, kreu i Federatës: Dyshojmë se e stisi me trajnerin grek, vëllanë e Piro Dhimës! Nëse del sërish pozitive përjashtohet përjetë nga sporti

TIRANË- Peshëngritësja Evangjeli Veli vijon të mbetet e pezulluar nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare pasi testi rezultoi pozitiv me doping. Kreu i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza thotë për Report Tv se dyshojnë se është sitisur në Durrës me trajnerin grek Odise Dhima, vëllain e Piro Dhimës.

Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se Evangjeli Veli dhe trajneri i saj janë parë të takohen shumë shpesh në hotelin në Durrës me trajnerin grek Dhima. Këto takime, sipas Gjozës janë të konfirmuara, pasi ka edhe fotografi. Ai theksoi se sportistëve shqipatrë iu ndalohet të takohen me trajnerë të huaj për shkak të këtyre fenomeneve.

“Gjatë kohës që ekipi jonë ishte i grumbulluar në Durrës, trajneri grek Odise Dhima, vëllai i Piro Dhimës, në mënyrë të vazhdueshme është larguar nga hoteli i vet dhe ka ardhur tek hoteli i sportistëve shqiptarë. Konkretisht ka qenë vazhdimisht në tavolinë me Evnagjeli Velin dhe trajnerin e saj. Ky është një fenomen i përsëritur nga trajnerët grek. Odise Dhima takon sportisten tonë sportisten tonë dhe trajnerin tonë për disa ditë në hotelin e saj. E kam të vërtetuar, është e fotografuar. Edhe Evangjeli Veli, edhe trajneri i saj janë stërvitur në Greqi. Jo se duam të fajësojmë Greqinë, por kemi fakte. Janë takuar shpeshherë, ne na ndalohet kategorikisht takimi me trajnerë të huaj pasi këto fenomene shoqërojnë të gjitha ekipet”, tha Gjoza në Report Tv.

Gjoza tha se janë në pritje të mostrës B që do të përcaktojë përfundimisht nëse Veli ka përdorur doping apo jo. Kreu i Federatës së Peshëngritjes shtoi se një ditë më parë është mbledhur bordi ekzekutiv dhe kanë vendosur në mënyrë unanime se nëse peshëngritësja Veli do të rezultojë në testin e dytë pozitive me droping, do të përjashtohet përfundimisht nga sporti sëbashku me trajnerin e saj.

“Veli është e dyshuar, pasi i është marrë vetëm mostra A, ka dhe një mostër tjetër B, që përcakton përfundimisht substancën që Veli mund të ketë përdorur ose jo gjatë kampionatit europian të peshëngritjes. Dje u mblodh bordi ekzekutiv dhe vendosëm njëzëri pezullimin e Evangjeli Velit nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare deri në përgjigjen e mostrës B. Nëse del e njëjtë me mostrën A, bordi ekzekutiv në unanim ka vendosur që ajo dhe trajneri përjashtohen përfundimisht nga sporti. Federata ka nismën e saj stop dopingut dhe janë masa ekstreme që do merren”, tha Gjoza në Report Tv.  

Peshëngritësja Veli rezultoi pozitive me doping katër ditë më parë. Veli ka rezultuar edhe një herë tjetër pozitive me doping në mars të 2017, para nisjes për në Europianin e Rumanisë.

*Çfarë është Dopingu? Dopingu nënkupton marrjen e substancave të ndaluara nga atletët për të përmirësuar performancën e tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ezel elezi: 24/08/2022 15:01

    Pashe zotin a e njifni elezin, flet elezi per te futme Qe ka 30 vjet sekser e mashtrus e doganier, e me lokale te parku rinia, Ska lene gure pa leviz te behet president qe te marri fonde qyl, Se eshte me keq se kto mashtrusat fetar, vetem lek qyl duan Sjane mesuar te punojne kurre. Fatkeqsi per peshengritjen shqiptare qe ky plera i shet perhere ne greqi dhe kudo, sic shiti dhe here tjera.. dhe pastaj do ta hedhi fajin te tjeret! Ky ka qene sekser gjithe jeten, per lek shet nenen. Pyesni sportistet vete se ju tregojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan