Pirro Dhima i është kundërpërgjigjur publikisht Kreut të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili në një intervistë për Report Tv tha se në testin me doping të Evangjeli Velit kishte gisht edhe trajneri grek Odise Dhima.  Gjoza ka thënë se komentet e tij i drejtoheshin vëllait të Pirros, Odiseut, dhe këmbënguli se ky i fundit ishte fajtor për dopingun e peshëngritëses shqiptare.

Pirro Dhima tha për insidethegames se Federata Greke e Peshëngritjes do e çonte Gjozën në gjykatë.

“Ky person (Gjoza) është tallje dhe rrëmujë që nuk na duhet në peshëngritje, ky drejtues dhe njerëzit si ai. Është e trishtueshme sepse është hera e dytë që merremi me të njëjtin person, por këtë herë Federata Greke e Peshëngritjes po shkon në gjykatë”, tha Dhima.

Ndër të tjera se për shkak të trashëgimis, disa e trajtojnë si tradhtar në Shqipëri.

“Ky është justifikimi i Gjozës. Për të vëllezërit Dhima dhe grekët janë armiq”, përfundoi Dhima.

Kujtojmë se Gjoza tha se janë në pritje të mostrës B që do të përcaktojë përfundimisht nëse Veli ka përdorur doping apo jo.

Peshëngritësja Veli rezultoi pozitive me doping më 20 gusht. Veli ka rezultuar edhe një herë tjetër pozitive me doping në mars të 2017, para nisjes për në Europianin e Rumanisë.

*Çfarë është Dopingu? Dopingu nënkupton marrjen e substancave të ndaluara nga atletët për të përmirësuar performancën e tyre.