Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel Federatës që të garantojë disa gjëra bazë.
Mes tyre janë matja e peshës trupore, përcaktimi i fituesit mbi bazën reale në pedanë, testet antidoping apo kryerja e garës në Pallat Sporti dhe prania e medias. Calja merr pjesë në kategorinë deri në 79 kilogramë. Reagimi i Caljës është një kambanë alarmi, duke kërkuar rregullat bazë të garës, në një kohë kur ato duhet të ishin të garantuara.
Reagimi i plotë i Briken Caljës:
Deklaratë Publike
Drejtuar Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
Si kampion dhe përfaqësues i peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, kërkoj zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes që, në Kupën e Republikës (79 kg), të garantohet:
● Matja e peshës trupore në prani të një komisioni transparent, me përfaqësues nga të tre palët e sportistëve.
● Përcaktimi i fituesit vetëm mbi bazën e rezultatit real në platformë,aty ku flasin forca, teknika dhe sakrifica.
● Kryerja e testit antidoping për të gjithë pjesëmarrësit, sipas standardeve ndërkombëtare.
● Zhvillimi i garës në ambientet e pallatit të sportit, për shkak të rëndësisë së këtij kampionati dhe nevojës për kushte profesionale.
● Ftesë për median dhe publikun që të jenë pjesë e kësaj gare, në datën 6 shtator, një ditë që premton të sjellë emocionin dhe rivalitetin më të bukur që peshëngritja shqiptare ka parë në 20 vitet e fundit.
Kjo nuk është thjesht një kërkesë formale.
Kjo është një ftesë e hapur: Federata të garantojë rregullat, sportistët të japin maksimumin dhe publiku të jetë dëshmitar i një gare të ndershme, ku fiton vetëm më i miri.
Le ta bëjmë këtë kompeticion shembullin e peshëngritjes shqiptare një ditë që do të kujtohet për forcën, pasionin dhe respektin për sportin.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.8%
-
Jo
35%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 4219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Botës për Ski/ Lara Colturi mbyll sezonin, renditet e 17-të në Slalomin Gjigant! Amerikania Mikaela Shiffrin shpallet kampione
25 Mars, 11:28
-
Volejboll/ Shqiptarja Erblira Bici bën historinë, fiton Challange Cup si MVP mes Athinës
19 Mars, 08:41
-
‘Marrëzia’ që s’po merr fund/ Në pritje të ligjit...Bastet online lulëzojnë në të zezë. Në 3 vite, 1200 raste! Fidel Ylli: Janë ende në duart e të njëjtave kompani
17 Mars, 15:47
-
Kupa e Botës për Ski/ Lara Colturi jashtë podiumit, renditet e 8-ta në Slalom! Mikaela Shiffrin përsërit veten pas 14 vitesh dhe merr fitoren
15 Mars, 10:37
-
Kupa e Botës për Skitë Alpine/ Lara Colturi renditet e 7-ta në garën e Slalomit Gjigant, në Are të Suedisë fiton policja Julia Scheib! Lot për Camille Rast
14 Mars, 10:41
-
Shoqata e Komiteteve Olimpike Ndërkombëtare: Shqipëria bëri historinë në shpatet italiane gjatë 'Milano Cortina 2026'
11 Mars, 11:14
-
Volejboll/ Tirana fiton derbin kundër Partizanit në finale dhe ngre trofeun e Kupës së Shqipërisë
7 Mars, 12:51
-
Euro 2027/ Shqipëria dhe Kosova do organizojnë Evropianin U16 në volejboll për meshkuj
6 Mars, 15:21
-
Ski/ Denni Xhepa ngjit flamurin e Shqipërisë në podium, renditet i dyti nga 108 konkurrentë në disiplinën e Slalomit Gjigant
3 Mars, 15:47
-
VIDEO/ Boksierit Kristian Prenga i mjaftojnë vetëm 2 minuta, hedh në tapet rivalin amerikan dhe merr fitoren e 20-të me 'K.O.'
23 Shkurt, 10:05
-
Përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore, Lara Colturi pas debutimit: Një udhëtim i jashtëzakonshëm, dhashë 110 % nga vetja
20 Shkurt, 11:22
-
'Milano Cortina'/ Skiatori Denni Xhepa gabon në lëshimin e parë, eliminohet dhe mbyll garimin në Olimpiadën Dimërore
16 Shkurt, 09:27