Dopingu është kthyer në fenomen tronditës edhe në moshat e reja. Kampionia e botës për moshën U-17, Medina Amanova nga Turkmenistani ka rezultuar me substanca të ndaluara dhe kjo ka bërë që renditja botërore të ndryshojë.
Për rrjedhojë, shqiptarja Enkileda Carja është nënkampione bote për moshat deri në U-17. Talenti premtues i shtangës ngjitet me një pozicion në të gjitha disiplinat, duke bërë që emri i saj tanimë të jetë një shpresë për medalje të tjera dhe valvitje të flamurit kuqezi në botë.
Sportistja nga Elbasani siguroi medaljen e bronztë në marsin e 2023, Kampionat Botëror që u zhvillua në Durrës. Carja siguron kështu medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, ndërsa e katërta në stilin e shtytjes.
Tanimë lëvizja zinxhir pas zhvillimeve të reja e nxjerr Carjan në vendin e dytë në botë për moshën e saj. Carja kishte konkurruar nga Bateria B e peshave 59 kg. Në stilin e shkëputjes ajo regjistroi rezultatin 87 kg. Në shtytje ajo ngriti 100 kg, ndërsa e mbylli dygarëshin me 187 kg. Ndonëse me e vogla në moshë Carja e përfundon aktivitetin me rezultat të jashtëzakonshëm si nënkampione e dyfishtë e botës.
Tanimë Carja është pjesë e klubit të Tiranës dhe duket se ky zhvillim i ri do bëjë që sportistja të jetë në garë për vendin e parë në botë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8%
-
Pak
81.4%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lara Colturi, e pesta në Kupën e Botës në SHBA
26 Mars, 12:04
-
Olimpiada Speciale Dimërore, Shqipëria e mbyll me tetë medalje! Pesë të arta
20 Mars, 11:03
-
Historike/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
13 Mars, 13:44
-
Mundja e krahut/ Shkëlqim Koçi shpallet kampion në 'Kupën e Skënderbeut' në Hungari dhe ngre flamurin shqiptar
11 Mars, 10:37
-
Lara Colturi e 12-ta në garën e Sllallomit të Suedisë
9 Mars, 15:44
-
Boks/ Nelson Hysa hedh 'KO' rivalin në raundin e parë dhe shpallet kampion Evrope në WBO! Fitojnë Kajoshi dhe Drini
8 Mars, 22:20
-
Carja kampione kombëtare në peshëngritje, vendos edhe rekord evropian për të reja! Gati për Botëror
8 Mars, 16:47
-
'Giro d'Italia' i kushton Shqipërisë 7 milionë euro, qeveria kalon 4 mln eurot në këstin e dytë
7 Mars, 10:49
-
Ishte duke u stërvitur, makina përplas për vdekje atleten shqiptare në Irlandë! Anila Muçaj nënë e dy fëmijëve
4 Mars, 10:05
-
Besëlidhja dominon sezonin e koshit, merr fitoren e 15-të radhazi! Mposht Tiranën në 'Farie Hoti'
2 Mars, 10:09
-
Mundje/ Chermen Valiev i jep Shqipërisë medalje ari
27 Shkurt, 11:35
-
Apelit rrëzon kërkesën e FSHF, njeh Fidel Yllin si kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar! Reagon Federata: S'njeh gjykatat ndërkombëtare, të ndërhyjë FIFA
17 Shkurt, 15:19