Peshk me qepë dhe domate në furrë nga zonja Vjollca

Peshk me qepë dhe domate në furrë

Përbërësit:

2 peshq

kripë, piper të zi, lëng limoni

Pak miell për pudrosjen e peshkut

1/2 gotë verë të bardhë

Salca

600 gr qepë të thata

400 gr tul domate

6 thelpinj hudhër

2 gjethe dafinë

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull

2 lugë gjelle majdanoz

Përgatitja:

Marinojmë peshkun me kripë, piper të zi, lëng limoni e lëmë mënjanë. Në një tiagn me vaj ulliri kaurdisim qepë të prerë në fiq  duke i vendosur herë pas here kapakun deri sa qepa të ulë volumin dhe të zbutet. Shtojmë tulin e domates duke I kaurdisur së bashku, hudhrat, dafinë, kripë, e lëmë të ziejë për 5-7 minuta. Ndërkohë në ujë tiganin tjetër vendosim pak vaj për skuqje thajmë peshkun dhe e pudrosim atë me pak miell dhe e skuqim lehtë, sa të zverdhet pak nga të dyja anët, e shuajmë në verë.Shtrojmë si bazë në një tepsi qepën, domaten gjysmë të gatuar rregullojmë shijen me 1 lugë gjelle uthull, piper të zi dhe mbi qepët me domate vendosim peshkun e spërkasim përsëri me pak verë dhe vaj ulliri, lëng limoni dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 200 gradë Celsius për 20-25 minuta në fund e freskojmë me pak majdanoz të freskët nëse dëshironi.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maku: 09/10/2021 10:28

    sepse nuk perballojme dot ngritjet qe vijojne ke gjithe zinxhiri jetesor,me ngritjen e energjise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja