Australia njihet si vend tepër i rrezikshëm për të bërë serf për shkak të pranisë së madhe të peshkaqenëve.
Tashmë, shkencëtarët kanë filluar aplikimin e teknologjisë për të mbrojtur jetën e njerëzve. Të gjithë notarët dhe serfistët do të jenë në gjendje të notojnë të sigurt dhe pa frikë nëse rreth tyre mund të ketë peshkaqenë.
Shkencëtarët kanë shënuar disa prej peshkaqenëve të cilët transmetojnë pozicionin e tyre.
Nëse këto kafshë afrohen rreth një milje nga bregu, transmetuesit automatikisht dërgojnë mesazhe alarmi nëpërmjet Twitter-it.
Mesazhi tregon për madhësinë e peshkaqenit, llojin dhe distancën nga bregu. Në total, shkencëtarët kanë shënuar 320 peshkaqenë të llojeve dhe madhësive të ndryshme.
Ky lloj sistemi sigurie është ende në testim dhe nëse do të funksionojë sipas parashikimit, vitin e ardhshëm ky impiant do të përdoret në mbarë botën.
Australia është vendi ku shënohen sulmet më fatale nga peshkaqenët.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com