TIRANE- Dy peshkatarët shqiptarë i shpëtoi kroçiera italiane ndërkohë që helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes nuk kishte arritur t’i dallonte pavarësisht se u kishte fluturuar mbi kokë.
Dëshmia është dhënë nga vetë 2 peshkatarët gjatë marrjes në pyetje nga policia. Ata kanë thënë se dje helikopteri u kishte fluturuar mbi kokë por nuk i kishte parë.
“Ne e kemi parë helikopterin. Fluturoi mbi kokat tona por ai s’na pa. Trageti na ka kaluar njëherë dhe më pas është kthyer për të na marrë”- kanë dëshmuar në polici Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari.
Ndërkohë që kroçiera pasi kishte bërë 1 km ishte kthyer prapa dhe i kishte marrë. Kapiteneria e Kroçierës dëshmon se një manovër e tillë ishte bërë për shkak të madhësisë dhe mjeteve motorike të tragetit.
Pasi kryen të gjitha veprimet procedurale, dy peshkatarët kanë dalë nga ambientet e drejtorisë së policisë së Durrësit për tiu kthyer familjarëve të tyre. Për median ata kanë rrëfyer orët e tmerrit në det të hapur, kur gomonia e tyre ishte çarë fuste ujë dhe motori ishte i prishur. “Ishte shumë e tmerrshme. Ishim gati në mbytje nuk po qëndronim dot. Pa ujë pa bukë. Dy helikopterë kaluan ne thërrisninim por nuk na panë se deti ishte i trazuar dhe kishte dallgë. Ata nuk na shikonin. Ishte e frikshme. Rryma sa na merrte e na çonte në një vend tjetër. Mundoheshim me duar por e pamundur” - kujton Fatmir Ismaili. “I shikonim që na vinin vërdallë por rryma na spostonte. Nuk kishte valë telefoni, më pas rashë në ujë dhe telefoni mori ujë. “- tregon Gëzim Bashllari duke kujtuar dhe momentin sesi kishin bërtitur dhe kishin tërhequr vëmendjen e tragetit.
Dy peshkatarët e humbur mëngjesin e djeshëm në hapsirën detare të gjirit të Vlorës, u gjetën sot nga Kroçera “Costa Vouager”, pranë ishullit të Sazanit, rreth 2 milje në veri të tij dhe 10 milje larg nga grykëderdhja e lumit “Shkumbin”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com