Peshkatari 35-vjeçar, besnik i liqenit të Fierzës prej 10 vitesh! Admir Rexha: Dal të kaloj stresin, pa punë jam! Shqetësuese gjuetia me dinamit

Admir Rexhën e shikon çdo ditë buzë liqenit të Fierzës në Kukës duke peshkuar.

Është vetëm 35-vjeç por ka më shumë se 10 vite që rregullisht ndjek të njëjtën rutinë, i pasionuar si ditën e parë. 

As moti i ftohtë i këtyre ditëve dimri nuk e ndalon.

“Unë dal të kaloj stresin tim, kohën. Mbi 10 vite pa ndërprerje. Dhe në të njëjtin vend. Këtu. Mamëz quhet ky vendi. Profesion, shkollë nuk kam. Si zanatli kam qenë usta skelash. Koha me e mire për peshkim është pas muajit prill.  Jam qejfli peshku. E gatuaj nuk lejoj njeri me u perzi”, tregoi ai.

Lidhja e fortë me liqenin dhe pasionin e peshkimit, që tashmë e njeh aq mirë, ka nisur në moshën 8 vjeçare, kur dilte me gjyshin të peshkonte, por sot në mungesë të një pune, i është bërë e vetmja mënyrë  që ai të nxjerrë pak të ardhura për të jetuar.

“Para 3 vitesh kam pësuar një aksident, rashë nga kati i tretë dhe që para tre vitesh, deri më tani kam ngelur pa punë. Marr një ndihmë ekonomike prej 20 mijë lekësh. Paradite dal vetëm verës, ndërsa në dimër dal vetëm pasdite. Rreth orës 4 deri ne 8. Mund te rri edhe me shume varet është gjuetia. Po do ta vazhdoj se skam ku shkoj. Jam pa pune jam, pa asnjë të ardhur. Një ndihmë ekonomike 6 %”, tha 35 vjeçari.

Vetë për të peshkuar përdor gjithmonë kallam, por jo të gjithë i respektojnë rregullat si Admiri.

Në liqenin e Fierzës, ku ndotja vihet re një problem i rëndësishëm, ai na tregon se edhe gjuetia me dinamit e ka dëmtuar peshkun në liqen dhe kjo ka bërë që ai të kapë gjithnjë e më pak.

“Merrem me peshkim prej 10 vitesh. Ka pasur raste që kemi zënë, por si sivjet nuk ka bërë vaki. Nuk ka pasur kontroll. Krapi është dëmtuar. Si gjatë kohës së shumimin. E kanë ngacmuar me dinamit. Katastrofë ka ecur këtë vit. Rrjeta po, korrent po, dinamit po. Preferohet  nga arsye se liqeni i Kuksit është i pasur peshk por kane ikur ato kohe tani pothuajse  janë zhdukur të gjitha rracat e peshkut sepse kane dëmtuar, jo korrent, rrjeta, dinamit”, tha 35-vjeçari. 

K.M/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2024 00:29

    Sikur gjyshi te ishte interesuar me shume per shkollimin tend kur ishe 8 vjec, se sa te te trashegonte pasionin per peshkimin, qe merr shpesh dhe kohen per studim e shkollim.sot do te ishe me pak i depresuar! S.d.q shqetesuese nuk eshte gjuetia me dinamit e me rryma elektrike,por mosreagimi i organeve perkatese dhe njerezve qe supozohen te luftojne gjuetine e parregullt dhe marrin rrogen kot.Me qe ra fjala,a ke leje peshkimi dhe paguan takse per peshkun qe kap??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja