POGRADEC - Prej 27 vitesh, pothuaj çdo ditë hyn në liqen për të peshkuar, por asnjëherë nuk kishte nxjerr nga Liqeni një peshk me përmasa të mëdha. Zyrtarish në liqenin e Ohrit është kapur korani me peshën 13.10 kg. Peshkatari fatlum është Ylli Jaçellari, 45-vjeçari nga fshati Udënisht i Pogradecit.
Ai tregon për Report TV se teksa po nxirrte nga liqeni rrjetat, vuri re se në to ishte një peshk i përmasave jo të zakonshme. Peshkatari pogradecar nuk ka kapur ndonjëhërë koran të këtyre përmasave dhe as ka dëgjuar të kapet ndonjëhërë nga peshkatarët e tjerë.
"Duke nxjerrë rrjetat shikoj një gjë të bardhë, por nuk ma priti mendja të ishte koran aq i madh. Vetëm kur doli në sipërfaqe, vinte si i ngordhur i futa sakun dhe e hodha në varkë. Atje kur e pashë u çudita sa i madh ishte, se nuk kishim zënë peshk aq të madh, koran kaq të madh. Kam 27 vite peshkatar dhe kam nxjerrë koran 6, 7 kile, apo mesatare 600, 700 gr. Kurse këta të mëdhenjtë janë të rrallë. Këto 27 vjet që di unë që gjuaj peshkim kaq i madh nuk është kapur' thotë peshkatari.
Jaçellari thotë se “mbretin e liqenit” e shiti plot 20 mijë lekë dhe shton se mund t’i kishte marrë edhe më shumë.

"Më përpara ne kohë të sistemit nuk e di po me këto rrjeta që gjuajmë ne edhe nuk i mbajnë peshqit e mëdhenj. U shit shumë shpejt rreth 200 mijë leka
Korani konsiderohet specie endemike që rritet vetëm në Liqenin e Pogradecit, ai dallohet nga llojet e tjera të troftave që jetojnë në rrjedhën e sipërme të lumenjve për nga pendët çifte dhe piklat e kuqe. Jetëgjatësia e breznive të peshkut koran është garantuar nga Ministria e Bujqësisë e cila hedh çdo vit mijëra rasat në liqenin e Ohrit.
Komente


Nuk paske degjuar te kapej ndonjehere koran me permasa te tilla?! Po qe peshkimi i tyre ne kete kohe eshte i ndaluar,ke degjuar??
Përgjigju