Peshkimi, bizneset:Monopolet
dhe politika po na fundosin
Monopolet e lidhura me politikën dhe burokracitë administrative, janë shkaktarët e “fundosjes” së sektorit të peshkimit në vend në 8 vitet e fundit.
TIRANË- Monopolet e lidhura me politikën dhe burokracitë administrative, janë shkaktarët e “fundosjes” së sektorit të peshkimit në vend në 8 vitet e fundit.
Përfaqësuesit e bizneseve të peshkimit kërkojnë nga qeveria heqjen e taksës së qarkullimit, që si automjetet e paguajnë edhe anijet e peshkimit dhe atë të mjedisit, si dy taksa që sëbashku me kompanitë që fusin peshkun e ngrirë nga importi, janë shkaktare të atij që ata e quajtën sabotazh në sektorin e peshkimit.
“E gjithë flota shqiptare nuk është në eficencë. Nëse do të bëjmë një krahasim me Kroacinë në vitet ’90 flota e Kroacisë ka qenë sa gjysma e flotës tonë dhe prodhimi ka qenë sa 1/3 e proshimit shqiptare. Në vitet 2000 flota kroate barazon numrin e barkave dhe barazon prodhimin me flotën shqiptare, ndërsa në vitin 2012 flota kroate bën një eksport 1 miliard euro”, tha Gjergj Luca i shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë të Peshkimit.
“E vërtetë është që në 22 vjet për peshimin nuk është bërë asgjë, as nga e majta, as nga e djathta, është thjesht për të bërë politik”,- tha Dashamir Tahiri, deputet i PDIU-së.
Të thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, përfaqësuesi i shoqatës së Peshkimit, Gjergj Luca, kërkoi nga palët politike ndërhyrje për eliminimin e burokracive administrative.
Sektori i peshkimit ka një flotë prej 150 peshkarrexhash, por vetëm 10% e tyre dalin në punë. Ky sektorë një nga më rëndësishmit e ekonomisë së vendit, llogaritet të punësojë 20 mijë persona, por aktualisht është në fazën e tij më kritike dhe i fundit në rajon, përsa i përket kapaciteve dhe teknologjisë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56