Peshkimi i paligjshëm në Fierzë, kreu i Inspektoratit të Kukësit: Shkelësit do procedohen penalisht

Mungesa e reshjeve në muajin gusht ka bërë që të ulet niveli i ujit në liqenin e Fierzës në Kukës. Rënia e nivelit të ujit ka rritur sasinë e peshkut të zënë nga peshkatarët  në mënyrë të paligjshme.

Inspektoriati Rajonal i Peshkimit në Kukës iu bën thirrje peshkatarve që të ndalojnë, në të kundërt në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Kufitare, do të bëhet sekuestrimi i materialeve të peshkimit.

Sipas këtij Inspektoriati, në disa zona të liqenit, janë konstatuar raste të shumta të zënies së peshkut të llojit “Luçiper” në fazën e rritjes, kjo në kundërshtim me ligjin e peshkimit.

Një veprim i pandërgjegjshëm dhe i paligjshëm është zënia e peshkut “Luçiper”, i cili ndodhet në fazën e rritjes. Edhe njëherë i bëjmë thirrje peshkatarëve se që nesër do të dalim dhe do të bëjmë monitorimin dhe kushdo që do të kapet me peshkun nën peshën e lejuar do të procedohet penalisht.

Halim Dafku, Kryeinspetor Rajonal i Peshkimit, Kukës

 

Në brigjet e liqenit të Fierzës janë të licensuara 4 grupe peshkatarësh, ndërkohë që këtë aktivitet e ushtrojnë edhe 150 grupe të tjera të pakontrolluara.

Në këtë liqen jetojnë 11 lloje peshqish, që nga koha e krijimit të tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI