Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u ka drejtuar një thirrje të rinjve shqiptarë të mendohen nëse është më mirë të zgjedhin një arsim që u jep punë apo një shkollë që të jep një diplomë e të shpie në papunësi. Ndaj sot, sipas tij, kërkesat në zyrat e punës i japin prioritet zanateve si, peshkimi, prandaj shkollat profesionale janë zgjidhja e duhur për punësim të sigurt.
Këtë deklaratë Veliaj e bëri nga Durrësi, gjatë inspektimit të punimeve në shkollën e mesme profesionale "Hysen Çela", e cila këtë vit ka marrë pamjen e një shkolle moderne, me kushte shumë më të mira për nxënësit. Për herë të parë, kjo shkollë do të ofrojë edhe drejtimin e peshkimit, duke qenë se në Durrës ka një përqendrim të madh të kësaj industrie.
"Dua të informoj prindërit durrsakë se ka mbaruar histeria e universiteteve që nuk iu ofronin punë askujt. Sot kërkesat në zyrën e punës janë për arsim profesional, për njerëz që kanë mbaruar për hoteleri-turizëm, dizajn apo konfeksione, drejtime të cilat i ofron shkolla 'Hysen Çela', tha ministri Veliaj, duke vënë në dukje se këtë vit ka pasur rritje të regjistrimeve.
"Durrësi ka një potencial fantastik në fushën e hoteleri-turizmit. Cila më mirë sesa një shkollë hoteleri-turizmi mund të përgatisë të ardhmen e kësaj sipërmarrjeje në Durrës?", deklaroi ai. Sipas tij, në Durrës ka një zhvillim edhe në fushën e konfeksioneve, për të cilën duhet pranuar vërejtja se ne mësojmë vetëm një segment të punës së fasonëve: qepjen.
"Është e rëndësishme që investitorëve t'u ofrojmë edhe pjesën logjistike, të dizajnit, stilizmit dhe inxhinierisë tekstile", tha Veliaj. Ai ftoi të gjithë investitorët lokalë që të bëhen pjesë e bordit të shkollës "Hysen Çela". /ATSH/
/Shqiptarja.com