PESHKOPI - Një polic është goditur me shishe birre në kokë nga 5 banorë të Peshkopisë për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur brenda qytetit të Peshkopisë, afër Pallatit të Sportit.
Debati mes qytetarëve dhe punonjësit të policisë ka nisur për parkimin e disa mjeteve në një rrugë nacionale ku parkimi i tyre ishte i ndaluar.
Polici Halil Felishta, 47 vjeç i ka kërkuar qytetarëve që të largojnë automjetet e tyre nga ku i kishin parkuar, pasi kishin bllokuar qarkullimin në rrugë.
Por mesa duket kjo thirrje nuk është pritur mirë prej tyre teksa e kanë qëlluar policin me shishe birre në kokë duke i shkaktuar plagë të lehta. 47-vjeçari u dërgua në spital për mjekim.
Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona, vëllezërit Kudret dhe Suri Cenga ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com