MIRDITE- Jetesa mes izolimit të dëborës dhe mungesës së kushteve më minimale për të përballuar jetesën. Kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar dimrin e gjatë në fshatin Vrajnt të Komunës Kastriot në Peshkopi, në kufi me Maqedoninë, që ndodhet dhe në lartësinë e 1 000 metrave mbi nivelin e detit.

Ata ankohen se dëbora arrin në mbi 2 metër e për pasojë rrugët që lidhen me qytetin bllokohen totalisht. Për pasojë, banorët përballen shpesh herë edhe me transportimin e të sëmurëve për në spital me kafshë ose me mënyra të tjera primitive.

Përveçse ata izolohen për rreth 4 muaj, derisa dëbora të shkrijë në muajt e pranverës, banorët vuajnë në të shumtën e rasteve edhe nga mungesa e energjisë elektrike.

Në këtë fshat ku jetojnë rreth 400 banorë, bllokimi nga dëbora gjatë muajve të dimrit është kthyer në normalitet. Banorët thonë se kanë marrë masa duke u furnizuar me lëndë drusore, ushqime dhe rezerva për bagëtitë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)