Serie A e futbollit në Itali nisi mbrëmjen e kësaj të premteje raundin e 30-të. Në stadiumin 'Unipol' të Sardegnas, vendasit e Cagliarit u mposhtën 0-1 nga Napoli. Djemtë e Antonio Contes iu falën golit të Scott McTominay në minutën e dytë, teksa gjithçka ndodhi nga zhvillimet e një këndoreje.
Edhe pse pjesa e mbetur e ndeshjes solli disa raste për gol, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1 dhe fitoren minimale të Napolit. Kjo ishte fitorja e katër radhazi për kampionët në fuqi të Italisë.
Me 62 pikë dhe një ndeshje më shumë, Napoli merr vendin e dytë në renditjen e Serie A. Para tyre Interi me 68 pikë, ndërsa Milani spostohet në vendin e tretë me 60 pikë.
Komente






