"Të hiqet kryqi në kishë pasi në një sallë priten të mblidhen besimtarë nga të gjitha fetë".

Kjo është deklarata e peshkores të parë në botë lesbike e cila ka ngjallur debate të mëdha në Stokholmit të Suedisë.

Eva Brunne është peshkopja e cila ka habitur jo vetëm Suedinë por mbarë botën pasi bën thirrje për të hequr kryqin i cili sipas saj ofendon muslimanet.

Sipas agjencisë së lajmeve “Breitbart News” deklarata e peshkores lesbike ka bërë jehonë edhe në rrjetet sociale.

Shumë komentues e kanë kërcënuar me jetë peshkopen e cila nuk i është trembur komenteve kërcënuese.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ajo shkruan “Asnjë kërcënim nuk mund të më ndalojë. Ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga e dashurisë”

Deklarata e peshkores është kundërshtuar edhe nga një klerik suedez Patrik Petterson i cili i kërkon autoriteteve të ruajnë simbolet e kishës.

 “Nuk kemi asnjë problem me ndjekësit e feve të tjera, por si të krishterë ne duhet të ruajmë simbolet tona” tha Petterson.
 
  Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)