Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu pat paralajmëruar në vjeshtë të 2017 se në muajin janar 2018 do arrestohen "peshqit e mëdhenj". Por kur sot shënohet dita e fundit e janarit, 31 janar, dhe askush nuk është arrestuar nga të cilësuarit "peshq të mëdhenj", ambasadori amerikan ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Lu drejton pyetjen se ku janë rezultatet e zotimit që bënë politikanët shqiptarë, policët dhe prokurorët kur nisën operacionin "Forca e Ligjit" i asistuar nga BE dhe SHBA. Ambasadori amerikan megjithatë sqaron se ndërkombëtarët kërkojnë rezultate konkrete këtë pranverë.
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu.

(Postimi i ambasadorit Donald Lu në rrjetet sociale)
“Në fillim të vitit të ardhshëm, në gjuhën shqipe ju thoni ‘peshku i vogël e ha të madhin’, për njëherë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh”, pat deklaruar ambasadori Lu pak muaj më parë, gjatë një aktiviteti të Ministrisë së Brendshme në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Ndërsa nga një vëzhgim i Report Tv i bërë një ditë më parë, rezultoi se asnjë "peshk i madh" nuk ra në rrjetën e ligjit gjatë muajit janar.
Kjo nuk është hera e parë ku në Shqipëri shkelen afatet për arreste me deklarata publike, pasi më parë ka qenë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla që shprehej se në shtator dhe në vjeshtë do të kishte arrestime. "Me siguri, me siguri", thoshte Llalla, kur pyetje nëse do të kishte arrestime vjeshta.
Mbetet për t'u parë nëse afati i radhës i vendosur nga ambasadori Donald Lu do zbatohet nga autoritetet shqiptare, politikanë, policë e prokurorë - për të vënë në jetë më në fund "Forcën e Ligjit", kjo e kombinuar edhe me zbatimin e Reformës në Drejtësi, me ngritjen e BKH, për të parë më nëfund pas hekurave ata që kanë dominuar botën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri përgjatë 27 viteve.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

Donald Lu: Ku janë rezultatet?