KATAR, Doha - Peshëngritësi Ertjan Kofsha është shpallur kampion në Kampionatin Aziatik të Peshëngritjes në Doha, me një dygarësh prej 358 kilogramë të ngritura. 165 kg në stilin e shkëputjes dhe 193 kg në stilin e shtytjes duke përmirësuar rekordin e tij personal me 4 kg më shumë.
Sportisti nga Cërriku vijon të bëjë mirë, teksa kujtojmë se në nëntorin e këtij viti u shpall nënkampion Evrope në turneun e Polonisë. Në garimin e fundit në Doha rivalët e tij ishin nga e gjithë bota, me turneun aziatik që kishte të ftuar sportistë nga shumë shtete.
Megjithë emrat e rëndësishëm të peshëngritjes botërore, Kofsha i cili është vetëm 19 vjeç ka treguar gjithë cilësinë e tij dhe shihet me shpresë si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë.
Bravooo,StraKofsha!
Përgjigju