Të veshur me të zeza e me shkopinj, del VIDEO e huliganëve para se të përplaseshin me tifozët e AEK! 100 kroatë dalin para gjykatës në Greqi

Me shkopinj në duar, zinxhirë, thika e fytyrë të mbuluar, mediat greke kanë publikuar video pak para se huliganët kroatë të përplaseshin me tifozët e AEK një ditë më parë jashtë stadiumit “OPAP Arena” në New Philadelphia. Përplasja e dhunshme mes tifozëve u kthye në një tragjedi, ku një tifoz i AEK vetëm 19 vjeç humbi jetën.

Në videon e publikuar nga Star shihen huliganët kroatë të armatosur dhe duke ecur në rrugë, ndërsa është kapur marshimi i huliganëve drejt vendit të sulmit vrasës. Të veshur me të zeza dhe me shkopinj në duar, ata kaluan nga stacioni Perissos deri në stadium të pashqetësuar, ndërsa më pas sulmuan tifozën e AEK.

Në video shihen më shumë se 100 huliganë, si një “batalion sulmi” i stërvitur. Të gjithë janë të veshur me të zeza, disa kanë kapuçin e këmishës lart, ose janë të veshur me xhaketë, gjysmën e fytyrës e kanë të mbuluar me maskë kirurgjikale.

Siç raporton Star, një minutë më vonë kamera regjistroi 7 oficerë policie me elektrik dore në duar dhe kamera që ndiqnin në mënyrë diskrete “skuadrën e sulmit” në të njëjtin vend. Por ata nuk mundën të ndërhynin dhe të parandalonin vrasjen e Michalis.

Ndërkohë, gati 100 tifozë kroatë dolën para një gjykate në Athinë të mërkurën, për t’u përballur me akuza serioze penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për shkak të përleshjes vdekjeprurëse. Gjykatësi i ngarkoi me aktakuzë të gjithë 103 të dyshuarit, përfshirë 97 qytetarët kroatë. Në aktakuzë janë përfshirë, po ashtu, edhe akuzat për sulme të shumta dhe posedim të jashtëligjshëm dhe përdorim të materialit shpërthyes.

Akuzat për vrasje ka mundësi të hidhen poshtë ndaj shumicës së pandehurve gjatë vazhdimit të hetimeve. Në vendet e tjera në Greqi, policia ka vendosur bllokada nëpër rrugë dhe i ka shtuar kontrollet nëpër kufij, në kërkim të të dyshuarve tjerë.

Autoritetet thanë se gjashtë shtetas kroatë u arrestuan duke tentuar të largoheshin nga vendi. Pesë nga ta u arrestuan në portin veriperëndimor, Igoumenista, ku po përgatiteshin të hipnin në një traget për Itali, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në një autobus për Shqipëri.

AEK-u i ka bërë thirrje shtëpisë së futbollit evropian, UEFA, ta ndëshkojë “rëndë dhe menjëherë” Dinamo Zagrebin, duke shprehur zhgënjimin se ndeshja e parë e rrethit kualifikues do të zhvillohet në Zagreb në fund të këtij muaji. Ndërkohë, ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Champions League u anulua.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Maguette zhbllokon me një supergol, Abazaj barazon derbin! Tirana 1-1 Partizani, Cara del i dëmtuar

DIREKT/ Maguette zhbllokon me një supergol, Abazaj barazon derbin! Tirana 1-1 Partizani, Cara del i dëmtuar