I dënuari i sigurisë së lartë, Mihal Mërkuri ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhej në reanimacionin e pavijonit të kirurgjisë.
Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.
Mihal Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Ai u ekstradua nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe u transferua nga burgu i Korçës në Burrel më datë 15 shkurt 2025.
Mërkuri u shtrua në QSUT më datë 18 janar 2026 dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje si pasojë e hemorragjisë së brendshme.
Një ditë më parë, reanimacioni i QSUT u përball me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e një defekti. Megjithatë, sipas deklaratës së spitalit, ndërprerja e energjisë ishte e përkohshme pasi u aktivizuan gjeneratorët dhe aparaturat mjekësore jetike vijuan të funksiononin normalisht.
Komente













Respiratoret perr frymemarje te drejtuar punojne me rryme dhe jo me bateri ne momentin qe ka ikur energjia ky ka mbyllur hesapet me kete bote...
Përgjigju