Bota e muzikës dhe jo vetëm është tronditur nga vdekja e papritur të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi i cili ndërroi jetë teksa ishte në Itali.
Pas lajmit të hidhur Selvije Jao, ish-bashkëshortja e artistit përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale shprehet se ajo dhe këngëtari ishin shumë të lumtur këtë periudhë, pasi kishin arritur të bënin dokumentet për në Itali, në mënyrë që të çonin Roelin te mjekët logopedë më të mirë të vendit, pasi fëmija është diagnostikuar me spektrin e autizmit.
“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…” e nis shkrimin e saj Selvije Jao, duke treguar se pavarësisht divorcit, ajo ruante marrëdhënie të mira me Shpat Kasapin për hir të djalit tyre të vogël.
Por çfarë thoshte Selvije Jao për divorcin nga këngëtari?
Rreth dy javë më parë, në një bashkëbisedim online me ndjekësit në Instagram, ajo rrëfeu se kishte ëndërruar që fëmijën e saj ta rriste me të dy prindërit, por theksoi se “kjo është jeta”.
A e ke pas të vështirë vendimin për të qenë single mam e veçanërisht për fëmijën”, u pyet ajo nga një kometues.
Ndërsa Selvije Jao u përgjigj: “Normal që po, gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.
Për Roelin do luftojë që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia, andaj do bëj çmos vetëm që ai të rritet me të gjithë normat që i duhen një mashkulli!
E inshallah të kemi jetë dhe forcë ti përballojmë sfidat.”

Lajmi kryesor:
Shuhet këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, pësoi arrest kardiak në Itali! Ish-bashkëshortja: Ndërrove jetë në krahët e mi











