Botërori në pikëpytje për shkak dëmtimi, Luiza Gega konfirmon pjesmarrjen: Sonte marrim frytet e punës

Botërori në pikëpytje për shkak dëmtimi, Luiza Gega konfirmon pjesmarrjen: Sonte marrim frytet e punës

Atletia Luiza Gega

Pavarësisht dëmtimit në kofshën e majtë Luiza Gega do të marrë pjesë në Botërorin e Atletikës. Kampionia e Europës në fuqi ka vendosur të rrezikojë për të mos humbur garën kualifikuese, duke e ditur rëndësinë që ka ky kompeticion.

Dy ditë më parë trajneri i saj Taulant Stërmasi bëri të ditur për Report Tv se atletia rrezikonte botërorin, por të dy sëbashku kanë vendosur që sonte rreth orës 20:00 të jenë në pistë.

Gega vjen pas një formë shumë të mirë, teksa në muajt e verës mori disa medalje të arta përfshirë edhe në kampionatin europian ekipor. 34-vjeçarja garon në disipilinën e 3000 metrave me pengesa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Sonte gara kualifikuese, Gega konfirmon pjesmarrjen në Botërorin e Atletikës: Dëmtimi s’më ndal

Luiza Gega do të ketë sonte garën kualifikuese për në finalen e kampionatit Botëror të Atletikës ku vjen pas një dëmtimi, që e ka vënë në pikëpytje për pjesmarrjen deri në ditën e fundit. Megjithatë atletia është optimiste se ai dëmtim nuk do ta kufizojë dhe do të marrë maksimumin e stërvitjes së gjatë nëpër male.

“Kohë pa u parë.
Por këto dy javë kanë qenë jo të lehta fizikisht dhe psikologjikisht. Shkak u bë një dhimbje që më filloj në tendinën e këmbës së majtë pas një stërvitje të mirë shpejtësie,
prandaj të gjitha energjitë e mia i fokusova në rikuperimin e dhimbjes duke ulur ngarkesën e stërvitjes dhe duke bërë terapi intensive që të mund të vrapoja ne Kampionatin Botëror që zhvillohet në Budapest.
Kam muaj që qëndroj në male për t’u bërë pikërisht për të dhe sidomos kur stervitjet po shkonin shumë mirë dhe çdo gjë dukej në rrugën e duhur.
Gjithsesi këmbën e kam shumë më mirë, aktulisht kam vetëm pak dhimbje dhe kam besim që çdo gjë do të shkoj shumë mirë dhe e gjithë lodhja do të finalizohet.
Falenderoj shume Federatën për gadishmërinë , fizioterapistin (Abdelin) si dhe Dr.Alban Merepezën që më është gjendur pranë në çdo aktivitet të madh.
Gara ime do të mbahet sot dhe une do të garoj në baterinë e 3-të në orën 20:23 kur duhet të jeme në 5 më të mirat për të kaluar në finale.
Gjithsesi pavarsisht çdo gjëje ndihem me fat dhe e lumtur për të gjithë këtë rrugëtim të gjatë ndër vite dhe që ende kam mundësinë të vrapoj me më të shpejtat e botës.
Ky sport me ka dhënë jashtzakonisht shumë,”-shkruan Luiza Gega.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja