Prej gjashtë javësh ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë "Majko", Luan Hajdaraga ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve, pasi gjatë kthimit nga Maqedonia në pikën e kalimit të Qafë Thanës pësoi një goditje në tru. Ai u transportua me urgjencë për në QSUT në gjendje kritike për jetën.

Pas një beteje të gjatë, ditët e vështira të ish-ministrit duket se janë tejkaluar dhe ai tashmë gëzon shëndet të mirë. Ka qenë ish-deputeti i LSI, Flamur Çelaj i cili ka vizituar sot Hajdaragën në spital nga ku edhe ka ndarë lajmin e mirë për ish-ministrin. 

Sipas tij, shëndeti i Hajdaragës është në përmirësim dhe shumë shpejt ai do t'i rikthehet jetës akademike dhe asaj politike. 

Postimi i deputetit të LSI, Flamur Çelaj

Lajm i mirë,

Luan Hajdaraga është mirë, dhe së shpejti do kthehet mes nesh me energji të reja për të kontribuar në Shqipëri.

U nisa nga Shqipëria me porosi të veçantë të LSI, të intersohesha për shëndetin e mikut Hajdaraga, pasi Monika, Luani, Petriti dhe gjithe te tjeret ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.

Meraku tashmë u konvertua në gëzim dhe nuk më mbetet gjë tjetër veç i urojmë mikut tonë shërim të plotë dhe të shpejtë.

Flamur Çelaj
Kryetar i Komisionit të Sigurisë në LSI