TIRANË- Avokati i njohur Maks Haxhia ka pasur një problem shëndetësor ditën e sotme, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas interesimit mbi gjendjen shëndetësore të avokatit të njohur, mësohet se ai ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Avokati Maks Haxhia ka mbrojtur shumë personazhe të njohur.

Ai është avokat i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Arbër Çekaj, pronari kompanisë ‘’Arbër Garden” të bananeve  në kontenierin e të cilës vinte nga Kolumbia u gjetën 613 kg kokainë në dyshemenë metalike.