ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi është dërguar për kurim në spitalin "Ungjillëzimi” në kryeqytetin grek pas përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore që e bëri të nevojshme transferimin e tij pasditem e sotme (3 janar 2025) nga Tirana në Athinë, shkruan CNN grek.
Kryepeshkopi po i nënshtrohet disa analizave dhe spitali pritet të dalë nesër (04/01), me një njoftim për gjëndjen shëndetësore të Fortlumturisë së tij. Kryepeshkopi, 95 vjeçar po monitorohet nga doktoresha Anastasia Kottanidou e njëjta që është kujdesur për të 5 vite më parë kur u shtrua pasi u prek nga coronavirusi.
Viroza e gripit sezonal që ka prekur hierarkun 95-vjeçar duket se është zhvilluar në një infeksion dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka pasur gjakderdhje në aparatin tretës
Burime pranë Kishës Orthodhokse në Tiranë bënë me dije për Report TV dhe Shqiptarja.com se gjendja e Kryepiskopit në këto momente është e stabilizuar. Po sipas të njëjtave burime, dërgimi në Athinë rreth orës 18:30, me orën tonë u krye për ta mbajtur nën kontroll rekuperimin shëndetësor të Fortlumturisë së tij.
Prej datës 30 dhjetor 2024, Anastas Janullatos ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë, pasi ishte prekur nga gripi sezonal. Shtrimi i tij u konsiderua i nevojshëm duke marrë parasysh moshën 95 vjeçare dhe gjendjen e tij shëndetësore, shkruan CNN grek.
Sot, shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë ishte përkeqësuar ndjeshëm. Sipas informacioneve, ai ka pasur hemorragji gastrointestinale dhe edemë pulmonare dhe "gjendja e tij është shumë serioze; shkruan sot CNN grek
Për këtë arsye, u gjykua e domosdoshme transportimi i tij në Athinë me një avion C-27J të Forcave Ajrore Greke me ndihmën e një ekipi të posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi). CNN grek shkruan se ka pasur një vonesë në fluturimin e avionit, por kjo jo për shkak të gjendjes shëndetësore të kryepiskopit, i cili nuk ka qenë i intubuar.
Ndërkohë ëebajti grek ‘Protothema’, mesditën e sotme,shkruante se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit, 95 vjeç, ishte rënduar.
Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. Spitali “Evangelismos”, (Ungjillëzimi) në Athinë është i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus.Në atë kohë, Profesoresha Anastasia Kotanidou u kujdes për të dhe pritet që të ndodhë e njëjta gjë edhe tani. Megjithatë, gjendja e hierarkut është nën kontroll.
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas po trajtohet në spitalin “Ungjillëzimi” pas përkeqësimit të shëndetit të tij, gjë që bëri të nevojshme transferimin e tij nga Tirana në Athinë.
Sapo të kryhen analizat e nevojshme, spitali pritet të dalë me një njoftim.
Avioni i Forcave Ajrore që transportoi në Athinë Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, u ul në Elefsinë pak pas orës 18.30.
Ka pasur një vonesë në fluturim, por jo për arsye shëndetësore të Kryepeshkopit. Ai nuk është i intubuar, ka kontakt me mjedisin dhe do të transferohet në ICU Evangelismos.
Për sa i përket gjendjes shëndetësore, virusi sezonal që e preku prelatin 95-vjeçar u shndërrua në infeksion. Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital të Tiranës më 30 dhjetor, pasi ishte prekur nga një virus sezonal dhe shtrimi i tij në spital u gjykua i nevojshëm kryesisht për arsye parandaluese, nisur nga mosha dhe shëndeti i rënduar.
Kujtojmë se Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi ka qenë i shtruar edhe më parë në spitalin 'Ungjiëllzimi' në Athinë, gjatë vitit 2020 për shkak të koronavirusit.
Janulla te rri ne greqi me jorgollaqet e sojit te vete. Shqiperia ka prifterinj shqiptar e spiunet greke nuk na duhen.
PërgjigjuI uroj shërim të shpejtë, me një lutje në këtë nisje të vitit 2025 për shërim dhe përtëritje të të gjithë të sëmurëve e të pashpresëve. Zoti na ndihmoftë të gjithëve!
PërgjigjuI urojm sherim te shpejt.... por mosha ba tveten....
PërgjigjuNjeriu i perendise kerkon ndihmen e mjeksise.pra ajo,feja qenka genjeshtra me e madhe.. Eh si tallen me popullin ndersa vet marrin helikopterein ushtarak...!
PërgjigjuSherim te shpejt
PërgjigjuDhe tY besim
Mbajeni aty ku eshte .mos e ktheni me ne shqiperi
PërgjigjuMe avjon ushtarak pak e cuditshme per nje njeri te zoti
PërgjigjuPse ti e pagove. Kur te semuesh ti mer buciklete.